BallinaARTIKUJHadith dhe Sunet100 hadithet e dobta me te perhapura ne mesin e muslimaneve

100 hadithet e dobta me te perhapura ne mesin e muslimaneve


100 hadithet e dobta me te perhapura ne mesin e muslimaneve


Pergatiti: Shejh Ihsan bin Muhamed bin Ajish el- Utejbi (Njeri nder
nxenesit e Shejh Albanit)

1- “Atë që nuk e ndalon namazi i tij nga veprat e turpshme dhe te
keqija, Allahu nuk do t’i shtojë veçse largim.” Albani thote:
“Hadith i prishur (batil). Nuk vlen as nga zinxhiri transmetues dhe as
nga teskti.” Silsile Daife 2/985.

2- “Biseda ne xhami i han te mirat ashtu siç e hajne kafshet barin.”
Albani thote: “Nuk ka origjine” Silsile Daife 4.

3- “Puno per dynjane tende sikur do te jetosh pergjithmone dhe puno per
ahiretin tend sikur do te vdesesh neser.” Albani thote: “Nuk eshte i
sakte ne formen merfu”, pra nuk eshte saktesuar nga Profeti a.s..
Silsile Daife 8.

 

4- “Unë i mjaftoj çdo të devotshmi.” Albani thote: Nuk ka asnje
origjine. Silsile Daife 9.

5- “Une jam derguar si mesues.” Albani thote: “Eshte i dobet.” Silsile
Daife 11.

6- “Allahu i shpalli dynjase: “Sherbeji atij qe më sherben Mua dhe
ndiq ate qe të shërben ty.” Albani thote: “Hadith i sajuar”
Silsile Daife 12

7- “Ruruni nga plehu i blertë.” Thane: “Kush eshte plehu i blerte?
Tha: “Gruaja e bukur në oxhakun (familjen) e keq.” Albani thote:
“Shume i dobet.” Silsile Daife 14.

 

8- “Dy grupe prej umetit tim nese permiresohen, permiresohen bashke me ta edhe njerezit; prijesat dhe juristet (fakihat).” Albani thote: “I sajuar” Silsile Daife 16.

9- “Lutuni me poziten time, sepse pozita ime tek Allahu eshte e madhe.” Albani thote: “Nuk ka origjine” Silsile Daife 22.

10- “Kush del nga shtepia per ne namaz dhe thote: “O Allah! Te lutem per hatrine atyre qe luten dhe per hatrin e kesaj rruge….do t’i pergerohet Allahut me tërë fytyren e tij dhe do te kerkojne falje per te njemije engjej.” Albani thote: “I dobet” Etergib ue et-terhib e Mundhiriut 3/272, Suneni i Iben Maxhes 1/256.

11- “E mira eshte tek une dhe tek umeti ime deri ne diten e Kijametit.” Ibn HAxheri thote: “Nuke njoh” El Meuduat e Feteniut 68, El MEkasid El-Hasene eSehauit 208.

12- “Kush fle pas iqindise dhe çorodit mendjen e tij, te mos fajesoje tjeter vetem se veten e tij.” El Meuduat e Ibn Xheuzit 69/3, El Meuduat e Dhehebiut 839.

 

13- “Kush prish abdes dhe nuk merr abdes, i ka keputur lidhet me mua” Albani thote: “I sajuar” Et-Daife 44.

14- “Kush ben haxhin dhe nuk me viziton mua, i ka keputur lidhet me mua” Dhehbiu tek “Te sajuarat” 600, Sena’ani “te Sajuarat” 52.

15- “Kush ben haxhin dhe viziton varrin time pas vdekjes sime eshte sikur me ka vizituar gjate jetes sime.” Albani thote: “I sajuar” tek Et-Daife 47.

16- “Mospajtimi i umetit tim eshte meshire.” Albani thote: “Nuk ka origjine” Et-Daife 11.

17- “Shoket e mi jane si yjet, cilindo te ndiqni do te udhezoheni.” Albani thote: “I sajuar’ Et-Daife 66.

 

18- “Kush njeh vetveten ka njohur Zotin e tij” Hadithi i sajuar. “Esrar mefrua” 506, Tenzihu sheria 402/2

19- “Me ka eduakuar Zoti ime dhe me ka edukuar mësë miri.” Ibn Tejmije thote: “Nuk dihet te kete zinxhir te qendrueshem.”

20- “Njerezit jane qe te gjithe te vdekur perveç te diturve. Te diturit jane qe te gjithe te shkateruar perveç atyre qe punojne. Ata qe punojne jane qe te gjithe te mbytur perveç te sinqerteve dhe te sinqeritit jane nën nje rrezik te madh.” Senani thote: “Ky hadith eshte nje shpifje” Meuduat 200.

21- Mbetjet (eshtrat) e besimtarit jane sherim.” Ed-Daife 78.

 

22- “Kur te shihni flamujt e zinj te dalin nga Horasani, ndiqini ata qofte edhe barkazi, sepse nën to eshte halifi i Allahut, Mehdiu.” ElMEuduat e Ibn Xheuzit 39/2, Tedhkiretu el Meuduat 233.

23- “I penduari eshte i dashuri i Allahut.” Nuk ka origjine, Ed-Daife 95.

24- “Une nuk harroj, por më harroret qe te ligjeroj.” Daife 101.

25- “Njerezit jane ne gjume dhe kur vdesin zgjohen.” Tedhkiret el Mueduat 200. Hadith i sajuar, 

26- “Kush thote nje hadith dhe teshtin gjatë tij , ai eshte i vertete.” Tenzihu sheria 483.

 

27- “Martohuni dhe mos u divorconi, sepse prej divorcit dridhet Arshi.” Hadithi i sajuar, Tenzihu sheria 202/2 etj.

28- “Namazi perseritet per gjakun (e rënë) sa masa e nje derhemi.” Hadith i sajuar, “Duaf e Dar el-kutinit” e Gasanit 353, El- Meuduat e Ibn Xheuzit 76/2.

29- “Bujari eshte afer Allahut, afer Xhenetit dhe afer njerezve dhe koprraci eshte larg Allahut, larg Xhenetit, larg njerezve dhe afer Zjarrit. Injoranti bujar eshte me dashur per Allahun se adhuruesi koprrac.” Shume idobet, Tertib el meuduat 564.

30- “Une jam arab, kurani eshte arabisht dhe gjuha e banoreve te Xhenetit eshte arabishtja.” Tedhkiret el -Meuduat 112, Tenzihu sheria 30/2.

 

31- “Ç’do gje ka zemren e saj dhe zemra e Kuranit eshte Jasini. Kush e lexon ate, vlen sikur e ka lexuar Kuranin dhjete here.” Hadithi i sajuar, El- Ilel 55/2, Ed-daife 169.

32- “Te menduarit per nje ore eshte me i mire se adhurimi i 60 vjeteve.” I sajuar, Tenzihhu sheria 305/2.

33- “Nuk ka namaz per fqinjin e xhamise vetem se ne xhami.” Duaf ed-drar el Kutni 362.

34- “Guri i zi eshte e djathta e Allahut ne toke me te cilen Ai takon roberit e Tij.” Ed-Daife 233.

35- “Me ka keshilluar Xhibrili per fqinjin deri ne dyzet dyer; dhjete prej ketu, dhjete prej ketu, dhjete prej ketu, dhjete prej ketu.” Hadith i dobet, Keshful Hafa 1054/1.

 

36- “Agjeroni qe te jeni te shendetshem.” I dobet, Tedhkiretu Meuduat 70.

37- “Sikur te mos kishe qene ti nuk do t’i krijoja universet.” Ed-Daife 282.

38- “Kush e lexon suren Vakia çdo nate, nuk do ta kape kurre varferia.” I dobet, El Ilel el Mutenahije 151/1, Tenzihu Sheria 301/1.

39- “Kush gdhin dhe ka merak dike tjeter perveç Allahut, ai nuk vlen asgje tek Allahu dhe kush nuk kujdeset per çeshtjen e muslimaneve nuk eshte prej tyre.” I sajuar, Ed-Daife 309-312.

40- “Si te jeni do te udhehiqeni.” I dobet, Keshful Hafa 1997/2.

 

41- “Kush kapet pas sunetit tim diten kur do te prishet umeti im do te kete shperblimin e 100 shehideve.” Shume i dobet, Ed-Daife 326.

42- “Kush kapet pas sunetit tim diten kur do te prishet umeti im do te kete shperblimin e nje shehidi” i dobet, Ed-Daife 327.

43- “Une jam biri i dy te therurve.” Nuk ka origjine, El lu’lu el mersu 81.

44- “Shikimi tek mus’hafi eshte adhurim, shikimi i femijes tek prinderit e tij eshte adhurim dhe shikimi i Ali bin ebu Talibit eshte adhurim.” I dobet, Ed-Daife 356.

45- “Kush fal ne xhamine time 40 namaze dhe nuk i shpeton asnje namaz (pa falur)do t’i shkruhet largimi nga zjarri, shpetimi nga denimi dhe distancimi nga hipokrizia.”

46- ” Te afermeve u takon me teper bamiresia.” Nuk ka origjine,El lu’lu el mersu 58.

47- “I fundit qe do te hyje ne Xhenet eshte nje burre nga Xhehinja, qe e ka emrin Xhehine. Banoret e Xhenetit do ta pyesin: “A ka mbetur dikush duke u denuar?” Ai do te thote: “Jo” e ata thone: “Xhehina e di lajmin e sigurte.” I sajuar, Tenzihu Sheria 391/2.

48- “Emrat me te mire jane ata qe fillojme me Abd ose Hamd.” El-Lu’lu el- Mersu 189.

49- “Kerkojeni dijen qofte edhe ne Kine.” I sajuar, El Meuduat e Ibn Xheuzit 215/1.

50 – “Kerkojani mendimin (grave) dhe mos u pajtoni me mendimin e tyre.” Nuk ka origjine, El-Lu’lu el- Mersu 264.

51- “Njerezit do te thirren me emrat e nenave te tyre Diten e Gjykimit, qe Allahu te mos ua zbuloje te fshehtat.” I sajuar, El Meuduat e Ibn Xheuzit 248/3.

52- ” Sulltani eshte hija e Allahut ne toke. Keshilla e tij eshte udhezim dhe kushe mashtron ate humbet.” I sajuar, Ed Daife 475.

53- Kush i frikesohet Allahut, Allahu do ta beje çdo gje qe te kete frike prej tij dhe kush nuk i frikesohet Allahut, Allahu do ta beje ate qe te kete frike prej gjithçkaje.” I dobet, Tedhkiretu Meuduat 80.

54- “Allahu i Lartesuar thote: “Kush nuk kenaqet me caktimin Tim dhe nuk ben durim ndaj fatkeqesise qe vjen prej Meje, le te kerkoj nje zot tjeter perveç Meje.” I dobet, Tedhkiretul Meuduat 189.

55- “Per njeriun gjynahmadh nuk ka pergojim (gibet)” I sajuar, El Menar el munif eIbn Kajimit, 301.

56- “Kur te vdese ndonjeri prej jush dhe ta keni varrosur, atehere thoni tek koka etij; “O filan, i biri i filanes” sepse ai degjon. Le te thote: “O filan, i biri i filanes”, sepse ai qendron ulur. Le ti thote: “Kujto fjalen qe dole nga dynjaja” dhe i vdekuri do te thote: “La ilahe ilallah…”” I dobet, Ed-Daife 599.

57- “Nuk do te zhgenjehet kush ben istihare, nuk do te pendohet kush keshillohet dhe nuk do te varferohet kush kursen.” Ed-Daife 611.

58- “Kur profeti a.s. shkurtonte floket, ose priste thonjte, ose bente hixhame, i dergonte ato ne Bakia dhe e varroste atje.” I sajuar, Ed-Daife 713.

59- “Besimtari eshte i kapshem, i zgjuar dhe i kujdesshem.” I sajuar, Ed-Daife 760.

60- ” O ju qe keni besuar, po ju mbulon (vjen) nje muaj i madh, nje muaj qe ka nje nate me te vlefshme se njemije muaj, agjerimin e te cilit Allahu e ka te detyrueshem dhe namazin naten nafile….” I dobet, Ed-Daife 871.

61- “O Xhibril, ma pershkruaj Zjarrin dhe ma trego Xhehenemin.” Xhibrili tha: “Allahu i Lartesuar e urdheroi Xhehenemin dhe e ndezi per njemije vjet derisa u zbardh, pastaj e ndezi per njemije vjet derisa u skuq dhe e ndezi per njemije vjet derisa u nxi. Keshtu qe ai eshte zi dhe i erret..” I sajur, Ed-Daife 910.

62- “Mos flisni shume me fjale qe nuk permendin Allahun, sepse e folura jo ne perkujtim te Allahut sjell ngurtesmin e zemres dhe njeriu me i larget prej Allahuteshte ai me zemer te ngurte.” I dobet, Ed-Daife 920.

63- “Nese dikush prej jush e gjen safin te plotesuar, le te terheqe nje burre prej andej qe te qendroje prane tij.” Ed-Daife 921.

64- ” Ata qe do te nderrohen prej ketij umeti do te jene tridhjete, ashtu si Ibrahimi a.s. Miku i Allahut, sa here qe vdes nje burre Allahu e nderron me nje burre tjeter.” I sajuar, El Esrar El Merfua 470.

65- ” Ebu Bekri nuk jua kaloi juve me agjerimin e shumte dhe as me namazin, por me diçka qe ndiente ne gjoksin e tij.” Nuk ka origjine, El Esrar El Merfua 452.

66- “Pershenderja e Shtepise (Qabes) eshte tavafi.” Nuk ka origjine, El Esrar El Merfua 130, El lu’lu el Mersu 143, El Mueduat Es-sugra 88.

67- “Kur robi ngrihet per tu falur eshte mes dy syve te Meshireplotit dhe kur kthehet, Zoti i thote: “O biri i Ademit, per kë po kthehesh? Tek dikush qe eshte me i mire se Une? O biri i Ademit, kthehu ne namazin tend, sepse une jam me i mire se ai tek i cili kthehesh.” Shume i dobet, “Hadithet kudsij te dobeta dhe te sajuara” e Isauijut 46, Ed-Daife 1024.

68- “Musai iu fiksua: A fle Allahu, e lartesuar qofte permendja e Tij? Allahu dergoi nje engjell qe e solli ne vete dhe i dha dy enë (shishe), nga nje per çdo dore …pasi fjeti, duart e tij u mpine dhe dy enet u thyhen. Tha: “Allahu i dha nje shembull, se nese Ai do te flinte, qiejtë dhe toka nuk do te qendronin.” I dobet, “El ilel el mutenahije” e Ibn Xheuzit dhe Ed-daife 1034.

69- “Shikimi eshte nje shigjete prej shigjetave te Shejtanit dhe kush e lë ate nga frika e Allahut, Allahu do t’i jape nje besim, shijen e te cilit do ta shijoje ne zemer.” Shume i dobet, Et-Tergib ue Terhib e Mundhiriut 106/4, Mexhmea ez-Zeuaid e Hejthemiut 63/8, Telhis el Mustedrek e Dhehebiut 314/4.

70- “Abdesi prishet nga hundet qe rrjedhin.” I sajuar, Dhehiratul Hufadh e Ibn Tahirit 6526/5, Ed-Daife 1071.

71- “Besimi nuk eshte me shpresa dhe as me te pretenduar, por eshte ai që zë vend ne zemer dhe e verteton puna.” I sajuar, Dhehiratul Hufadh e Ibn Tahirit 4656/4, Tebjid Es-Sahife e Muhamed Amër 33.

72- “Do te dale kafsha dhe bashke me te do te kete shkopin e Musait dhe unazen e Sulejmanit dhe do te thote ky: “O besimtar” dhe do te thote ky: “O qafir.” I shpikur, Ed-Daife 1108.

73- “Profeti a..s dhe Ebu Bekri u nisen drejt shpelles dhe u erdhi nje merimange qe thurri rrjeten e saj ne hyrje te shpelles….etj, etj” I dobet, Ed-Daife 1129, Et-Tahdith 214 e Beker Ebu Zejd.

74- “I derguari i Allahut nuhati nje ere te keqe dhe tha: “Kush e beri kete ere te keqe le te ngrihet dhe te marre abdes.” Burri pati turp te ngrihej dhe i derguari i Alalhut tha serish: “Kush e beri kete ere te keqe le te ngrihet dhe te marre abdes, sepse Allahu nuk ka turp nga e verteta.” Abasi tha: “O i deguari i Allahut, a të ngrihemi te gjithe dhe te marrim abdes?” Tha: “Keshtu u ngriten te gjithe dhe moren abdes.” I kote. Ed-Daife 1132.

75- “Kur umeti im te kete 15 veçori do t’i vije fatkeqesia: “Kur fitimi te jete vetem per pak njerez, kur amaneti te jete fitim dhe zekati te jete ndeshkim…” I dobet, Suneni i Tirmidhiut 33/2, El Ilel el Mutenahije 1421/2, El Keshf el ilahi 33/1.

76- “Dashuria e dynjase eshte koka e te gjitha gabimeve.” I sajuar, Hadithet ehistorive e Ibn Tejmijes 7, El Esrar el Merfua 163/1, Tedhkiretul Meuduat 173.

77- “Kerkimi i hallallit eshte xhihad dhe Allahu e do besimtarin zanatli.” I dobet, En-Nuhbe e El Behije e Nisaburit 57, El Keshf El ilahi 1/518, Ed-Daife 1301.

78- “Çdo gje ka nusen e vet dhe nusja e Kuranit eshte Err-Rrahman.” I shpikur, Ed-Daife 1350.

79- “Zoteria e nje populli eshte sherbetori i tyre.” I dobet, Ed-Daife 1502.

80- “Kujdesuni per dy sheruesit: Kuranin dhe mjaltin.” I dobet, Ed-Daife 1514.

81- “Poezia e Umeje bin ebi Saltit besoi, por mohoi zemra e tij.” I dobet, Keshful Hafa 247, Ed-Deife 1514.

82- “E mira nuk vyshket, e keqja nuk harrohet, Mbikqyresi nuk fle, si do te besh do te gjesh.” I dobet, El Keshf El Ilahi 681, El Lu’lu el Mersu 414.

83- ” Kush prej jush guxon me teper te dhene fetva, ai guxon me teper per te hyre ne zjarr.” I dobet, Ed-Daife 1814.

84- “Ruhuni prej intuites se muslimanit, sepse ai sheh me driten e Allahut.” I dobet, Tenzihu Sheria 305/2, El Meuduat 74.

85- “Dynjaja eshte streha e atij qe nuk ka strehe, pasuria e atij qe nuk ka pasuri dhe per të mbledh (ben pasuri) ai qe nuk ka mendje.” Shume i dobet, Tedhkiretul Meuduat 174.

86- “Mos e bëni ujin ushqimin tuaj te fundit.” Nuk ka origjine, Ed-Daife 2096.

87- “Zemrat zënë ndryshk ashtu si hekuri dhe pastrimi i tyre eshte istigfari (kerkimi i faljes).” I sajuar, Dhehiretul Hufadh 1978/2, Ed-Daife 2242.

88- “U kthyem nga xhihadi i vogel per tek xhihadi i madh.” Nuk ka origjine, El Esrar el Merfua 211, Tedhkiretul Meuduat 191.

89- “Kush e prish agjerimin e nje dite pa asnje leje prej Allahut a.xh. nuk mund ta shlyeje ate dite edhe sikur te agjeroje per gjithe jeten.” I dobet, Ternzihu Sheria 148/2, Et-Tergibu ue et-terhibu 74/2.

90- “Abdurrahman bin Aufi do te hyje ne Xhenet duke u terhequr zvarre.” I sajuar, El MEnar El Munif e Ibn Kajimit 306, El Feuaid el Mexhmua e Sheukanit 1184.

91- “Hallalli me i urryer tek Allahu eshte divorci.” I dobet, El ilel el Mutenahije eIbn Xheuzit 1056/2, Edh-Dhehire 23/1.

92- “Kur profeti a.s. mberriti ne Medine, grate dhe femijet filluan te kendonin: “Talea bedru alejna…” I dobet, Hadithet e historive e Ibn Tejmijes 17, Tedhkiretul Meuduat 196.

93- “Beni kujdes nga smira, sepse smira i ha te mirat ashtu siç i ha zjarri drute.” I dobet, Et-Tarih El Kebir 272/1, Permblejdhje e Sunenit te Tirmidhiut e Mundhiriut 226/7.

94- ” Allahu a.xh. thote: “…zemrat e mbreterve jane ne doren time dhe kur roberite Mi me binden Mua, une ja ndryshoj zemrat (mbreterve) me zemerim dhe ata (mbreterit) i denojne ata si mos me keq…” Shume i dobet, Hadithet kudsije eIsauit 43, Ed-Daife 494/1.

95- “Ezani dhe ikameti ne veshin e foshnjes” Shume i dobet, Bejan el uehem eIbn Katanit 594/4, El Mexhruhin e Ibn Hibanit 128/2, Ed-Daife 494/1.

96- “Urtesia eshte sendi i humbur i muslimanit, kudo qe ta gjejë, ai e meriton ate me shume se gjikush tjeter.” I dobet, El Mutenahije e Ibn Xheuzit 96/1, Suneni i Tirmidhiut 51/5.

97- “Kerko per vellain tend 70 justifikime.” Nuk ka origjine, Fetvate e Bin Bazit 365/26.

98- “Allahu e meshirofte ate njeri qe njeh vleren e tij.” Nuk ka origjine, Fetvate eIbn Uthejminit, Nurun ala darb, kaseta 250.

99- “Une jam qyteti i dijes dhe Aliu eshte porta e tij.” Tirmidhiu thote: “I shpikur.”, Buhariu thore: “Nuk ka tekst te sakte.”

100- “Allahu e ka bere xhalozine te domozdoshme per grate dhe kush i duron ato ka shperblimin e deshmorit.” Ed-Daife 2/220 hadithi 813.


Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read