ADHUROJENI ALLAHUN DHE MOS I PËRSHKRUANI ATIJ SHOK!
1. Pozita e adhurimit për Allahun
Thotë Allahu:
“وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئاً وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَاناً وَبِذِي الْقُرْبَى وَالْيَتَامَى وَالْمَسَاكِينِ وَالْجَارِ ذِي الْقُرْبَى وَالْجَارِ الْجُنُبِ وَالصَّاحِبِ بِالْجَنْبِ وَابْنِ السَّبِيلِ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَانُكُمْ
36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet”. (Nisa, 36)
Një ajet i vetëm nga Kur’ani dhe ti ke mundësi ta reformosh individin, familjen, shoqërinë madje edhe tere boten. Adhurimi (robëria) përcakton qe njeriu te mos veproje asgjë përveçse me lejen e zotëriut te tij, te mos dal prej shtëpisë pa lejen e tij, te mos shkoje ne tregje pa lejen e tij, te mos beje këtë e atë, ndërsa ti, bazuar në këtë, a mendon se je rob i Allahut?
O Allahu ynë! Na e bë te mundur realizimin e pozitës se adhurimit!
Shokët e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam me këtë adhurim dhe me bereqetin e besimit, shoqërimit dhe dashurisë se tyre për Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam, arritën – me lejen e Allahut- te bëhen zotërinj të botes.
Shiko ne veten tende: A je rob i Allahut apo rob i djallit? Nëse je rob i Allahut, dije se Zotëriu merr përsipër gjerat e robit te vet, qofshin rroba, ushqim, pije, banim apo çka do tjetër. Nëse dikush i bën padrejtësi, zotëriu mbron robin e vet. Ndodhe qe te jesh rob i Allahut por krahas Tij adhuron edhe ndonjë “zot” tjetër. Thotë Allahu:
” أَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَهَهُ هَوَاهُ
43. A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e vet”. (Furkan, 43)
Nëse je rob i Allahut dhe je hidhëruar, dije se e ke obligim te besh ashtu siç Allahu te ka mësuar: ” وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظ dhe që e frenojnë mllefin”. (Ali Imran, 134) Ndoshta e fsheh ne veten hidhërimin dhe vendos diç te keqe por: ” وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِqë ua falin (të keqen) njerëzve”. (Ali Imran, 134), dhe se fundi: ” وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ e All-llahu i do bamirësit”. (Ali Imran, 134)
2. Mirë se vini në takim me Allahun.
Kur’anin ” لا يَمَسُّهُ إِلَّا الْمُطَهَّرُونَ Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit”. (Vakia, 79)
Kur’anin e prekin ata qe kane pastruar zemrat e tyre nga errësira e neglizhencës ndaj Allahut te Madhëruar, nga errësira e mëkateve, kështu qe si rezultat zemrat e tyre rreshtohen drejte ne rrugën e Allahut, asnjeri prej tyre nuk hidhërohet përveçse për Allahun, nuk do askënd përveçse për Allahun, del nga shtëpia për ta kërkuar kënaqësinë e Allahut, dhe këtë gjate tere jetës se tij…
Kur t’i vie posta këtij besimtari prej qiellit se ai duhet ta lëshojë këtë bote ne këtë dite dhe këtë ore, ai nuk do te mërzitet fare dhe nuk do te bezdiset aspak. Për te kjo dalje është shume e dëshiruar dhe e ëmbël ngase Allahu i Madhëruar thotë:
” إِنَّ الَّذِينَ قَالُوا رَبُّنَا اللَّهُ ثُمَّ اسْتَقَامُوا تَتَنَزَّلُ عَلَيْهِمُ الْمَلائِكَةُ أَلَّا تَخَافُوا وَلا تَحْزَنُوا
30. E, s’ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë”, dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos u frikësoheni, të mos pikëlloheni”. (Fussilet, 30)
Sa çast i ëmbël është ky! Derisa je ne agonitë e vdekjes te vijnë melaiket qe te sigurojnë për atë qe te prêt pas vdekjes, qe te mos pikëllohesh për këta, prej te cilëve ndahesh ngase ajo qe te prêt është me e mire. ” وَأَبْشِرُوا بِالْجَنَّةِ الَّتِي كُنْتُمْ تُوعَدُونَ keni myzhde xhennetin që u premtohej “. (Fussilet, 30),
“نَحْنُ أَوْلِيَاؤُكُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَشْتَهِي أَنْفُسُكُمْ وَلَكُمْ فِيهَا مَا تَدَّعُون* نُزُلاً مِنْ غَفُورٍ رَحِيم* وَمَنْ أَحْسَنُ قَوْلاً مِمَّنْ دَعَا إِلَى اللَّهِ وَعَمِلَ صَالِحاً وَقَالَ إِنَّنِي مِنَ الْمُسْلِمِينَ
(u thonë) Ne kujdesemi për ju, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në botën tjetër, kudo të keni atë që dëshironi dhe gjithçka kërkoni. 32. Pritje e nderuar prej Atij që falë mëkatet dhe që është mëshirues! 33. E kush është në rrugë më të mirë se ai që thërret në rrugën e All-llahut, që bën vepra të mira dhe që thotë: “Unë jam prej muslimanëve?”. (Fussilet, 31-33)
Jeta dhe mendimi i tij përherë janë ne shërbim te fesë se Allahut…
Vëllezërit e mi te dashur!
Jeta nuk mbetet, rinia nuk vazhdon, pasuria harxhohet…A e merr këtë pasuri me vete?! Edhe nëse e merr ne varr, a mund t’i japësh mito Munkirit dhe Nekirit?
Vëllezër! Këto janë fjale kur’anore, janë këshilla prej Allahut te Madhëruar, i Cili është me i Mëshirshëm për ju sesa nena për fëmiun, përpeq te cilit nuk ka tjetër. Apo me i mëshirshëm se nena dhe babai për fëmijën, te cilin e kane pas 15, 20, apo 25 vjet martese. Imagjononi se sa shume e duan prindërit këtë fëmijë, e pastaj mëso se Allahu te do edhe me shume, Allahu është edhe me i Mëshirshëm për ty se sa këta prindër me këtë fëmijë pas kaq shume kohe martese.
E lusim Allahun ten a bekoje për gjerat, qe Ai i do dhe te na beje prej atyre qe kuptojnë Kur’anin:
” الَّذِينَ يَسْتَمِعُونَ الْقَوْلَ فَيَتَّبِعُونَ أَحْسَنَهُ
18. Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre”. (Zumer, 18)
3. Sinqeriteti me Allahun.
” وَسَارِعُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ
133. Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj”. (Ali Imran, 133)
Shpejtoni ne vepra te mira, shpejtoni ne pendim te sinqerte qe t’iu falen mëkatet ngase:
” وَإِنِّي لَغَفَّارٌ لِمَنْ تَابَ وَآمَنَ وَعَمِلَ صَالِحاً ثُمَّ اهْتَدَى
82. Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë”. (Taha, 82),
” وَرَحْمَتِي وَسِعَتْ كُلَّ شَيْءٍ فَسَأَكْتُبُهَا لِلَّذِينَ يَتَّقُونَ
e mëshira Ime ka përfshirë secilin send. Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët u ruhen (mëkateve)”. (A’raf, 156)
Mëshira e Allahut nuk është e lire, falja e Tij nuk vjen pa e kërkuar, edhe pse mirësia dhe fisnikëria e Tij është e pafund…E mbjell një kokërr gruri ne toke mbijnë shtate kallinj, ku secili ka nga 100 kokrra. Mbjell nje pipth ndërsa prej tij behet një peme e madhe. Kjo është dhunti e Allahut dhe kjo është si rezultat i sinqeritetit me Allahun.
Tregohet se një njeri behej gati për te shkuar ne xhami për ta falur namazin javor, namazin e xhumasë, por koha ishte e ftohte dhe ne shtëpi nuk kishte buke. Ai duhej ta sillte nga mulliri drithin e bluar. Mendoi ne vete: A te shkoj ne xhami apo ta sjell atë? Ai zgjodhi kënaqësinë e Allahu dhe shkoi ne xhami…Pak para se te shkonte gruaja e kapi për dore dhe i tha: Si po shkon kur fëmijët janë te uritur dhe ne shtëpi nuk kemi aspak miell? Mos ke dert, Allahu i mbikëqyre ata! – iu përgjigj njeriu. Me duhet patjetër ta fali namazin e xhumasë- u arsyetua njeriu.
Nuk do ta hapi derën kur te kthehesh – iu kërcënua gruaja.
Pasi qe e kreu namazin u kthye ne shtëpi, trokiti ne dere dhe ja shpejt e shpejte gruaja ia hapi derën dhe i dëshiroi mirëseardhje.
Hajr inshaAllah! Çfarë ka ndodhur?!
Kur shkove ne xhami, fqiu ynë shkoi te bluante, gabimisht ka sjellur edhe te bluarit –miellin- tone- iu përgjigj e gëzuar gruaja.
4. Muslimanët dje dhe sot.
Muslimanët sot janë vërtet ne gjendje te vështirë. Po te ishe ne Irak dhe te është shkatërruar shtëpia, te janë mbytur fëmijët, ke humbur gruan dhe pasurinë, ke mbetur pa kulm mbi koke, çfarë do te beje?
Po kështu edhe vëllezërit tanë në Palestine, madje edhe ne këtu jemi te rrezikuar, siç e dini te gjithë. Neve duhet te pendohemi tek Allahu sinqerisht, te kryejmë obligimet tona, te punojmë ne drejtim te përmirësimit te vetes, fëmijëve dhe grave tona…Fqiu me fqi, shoku me shok, ne mënyrë qe te marrin titullin e doktoratës hyjnore, e cila është: Adhurimi për Allahun!
Çfarë kane qene arabet para ardhjes se Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam? Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam, i shkolluar ne shkollën hyjnore, ne ambientet e shpellës Hira, larg njerëzve, morri planin dhe hartën e rrugës për udhëzimin e njerëzve saqë kurejshët pabesimtarë thonin se: “Muhammedi ka rene ne dashuri me Zotin e vet”. Po, nëse ti e do Allahun do te jesh i dashur tek Allahu, e si rezultat do te jesh i përmendur ne qiej dhe gjithsesi i përkrahur prej Allahut…
Shokët e Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam përjetuan maltretime e provokime te shumta por duruan dhe si rezultat, Allahu i shumoi pasi qe me pare ishin pak, Allahu i beri krenar pasi qe me pare ishin te shtypur, Allahu i pasuri pasi qe me pare ishin te varfër…Ata ishin barinj para rilindjes se tyre për ta mbushur rruzullin tokësor me qytetërim.
Ndërsa tani çka?
Cila është gjendja e arabeve dhe muslimanëve sot?
Allahu thotë për çifutët:
” ضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الذِّلَّةُ……. وَضُرِبَتْ عَلَيْهِمُ الْمَسْكَنَةُ
112. Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, ….andaj atyre u është shtruar shtypja e mjerimi…”. (Ali Imran, 112),
…por ata kane hequr rrobën e vet te nënçmimit dhe ua kane veshur muslimanëve ne Palestine. Te gjithë ju dëgjoni e shihni lajmet për “te bëmat” e çifutëve ne muslimanë. Kjo është turp për muslimanët ne lindje e perëndim.
5. Domosdoshmëria për thirrje në rrugën e Allahut.
Dijetaret e kane obligim qe te thërrasin ne këtë fe, çdo musliman duhet te urdhëroje për te mire dhe te ndaloje nga e keqja, dhe te vërtetën e thotë Allahu:
” إِنْ تَنْصُرُوا اللَّهَ يَنْصُرْكُمْ
7. O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai ju ndihmon juve “. (Muhammed, 7)
Çdo njeri prej nesh duhet te ndihemi përgjegjës Brenda kufijve për te cilët kemi mundësi t’i kontrollojmë dhe patjetër duhet te pendohemi sinqerisht te gjithë…
Kur mbreti te tubohet me mbretër duhet te urdhëroje për te mire dhe te ndaloje nga e keqja, tregtari me tregtarin, dhe kështu, nëse ne këshillojmë për te mire dhe ndalojmë nga e keqja, zbatojmë urdhrat e Allahut ne çdo vend dhe me çdo njeri dhe ne përputhje me hartën e Allahut, atëherë Allahu do te jete me ne siç thotë:
” فَاذْكُرُونِي أَذْكُرْكُمْ
152. Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim)”. (Bekare, 152)
Mos u mashtroni me këtë jete. Personalisht ne rini notoja ne lumen Jezid ne muajt e dimrit. A mundeni ju tash? Kur dilja nga shkolla Daru’l kur’an, për 13 min. ngjitesha ne majën e kodrës ndërsa për 5 min. zbrisja poshtë. Ndërsa tani ja unë jam me ju dhe nuk e di, ndoshta do t’i vie urdhri hyjnor këtij shpirti qe te ndahet prej këtij trupi, i cili është mplakur dhe dremitur.
O bijtë e mi! Allahu e di se sa vështirësitë i ndiej derisa vishem dhe hipi ne veture për te ardhur tek ju. Sot ne mëngjes mendova te mos shkoje në xhami dhe krahasuar motin e ftohte me moshën, trupin dhe shëndetin tim, e kam vështirë. Thashë ne vete: Edhe nëse bora është deri ne gjoks do te dale ngase shpërblimi është sipas vështirësisë. Për Zotin nuk e mendova shpërblimin por e mendova obligimin. Ja erdha dhe çfarë ndodhi?!
Fale ndihmës se Allahut xhami është ngrohur, siguria është ne nivel, gjerat janë lehtësuar…
Unë e lus Allahun qe te mos dalim prej kësaj xhamie pa na u falur mëkatet dhe pa na u shkruar shpërblimi, fshire gabimi dhe ngritur grada ne Xhennet për çdo hap qe kemi bere.O Allahu ynë! Na bë prej atyre qe dëgjojnë fjalën dhe e pasojnë më të mirën e saj!
Përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tone, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!
Burimi:
sedatislami.com
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami,
Ahmed Keftaro, Myfti i përgjithshëm i Republikës Arabe të Sirisë
(një nga fjalimet javore të myftiut, 23-10-2004)
http://www.studyquran.com/