BallinaAKIDEAkide të ndryshme10 GJËRA QË DUHET T'I DIJË ÇDO MUSLIMAN ME BINDJE

10 GJËRA QË DUHET T’I DIJË ÇDO MUSLIMAN ME BINDJE

10 GJËRA QË DUHET T’I DIJË ÇDO MUSLIMAN

Falënderimet i takojnë Allahu ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij!
Këto janë dhjete (10) gjera, qe çdo musliman duhet t’i dije sidomos ne këtë kohe, kur mospajtimet ndërmjet muslimanëve dhe jomuslimanëve sa vijnë e shtohen.

1. Njerëzimi nuk mund te shpëtojë përveçse me udhëzimin e Allahut. Ne hadithi kudsijj qëndron:
” Të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i udhëzoj andaj kërkoni udhëzim që t’iu udhëzoj…”. (Muslimi)
Ky udhëzim është i përkufizuar ne Islam, baze e te cilit është mohimi i adhurimit për çdo kënd dhe çdo gjë tjetër pos Allahut, duke trasuar traditën e Pejgamberit, alejhi’s selam. Thotë Allahu:
256. Në fe nuk ka dhunë. Eshtë sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm”. (el Bekare, 256)
Kushdo qe vërteton ndonjë fe përveç Islamit, apo vërteton udhëzimin edhe ne ndonjë fe tjetër, apo vullnetarisht lëshon Islamin dhe ligjet e tij, ai, unanimisht, është kafir-i dalur prej feje. Thotë Allahu:
” 85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran, 85)
” …e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. (el Kasas, 50)
” 18. Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. 19. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm”. (el Xhathije, 18-19)

2. Tewhidi apo Njëjësia e Allahut nuk te vlen ty nëse ne kuadër te saj nuk ekziston edhe miqësia dhe armiqësia (el vela’u vel bera’u). Thotë Allahu:
22. Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe e ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do t’i shpjerrë në xhennete, nëpër të cilët rrjedhin lumenj. Aty janë, përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut, ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit”. (el Muxhadele, 22)
Kushdo qe miqëson pabesimtarët, pëlqen fenë dhe traditën e tyre, apo ndihmon ata kundër muslimanëve, ai, përveç qe është gënjeshtar ne shprehjen e përkatësisë se tij islame, ai edhe është prej tyre. Thotë Allahu:
” 80. I sheh shumë prej tyre që i miqësojnë ata që mohuan. E keqe është ajo që i përgatitën vetes së tyre, ngase All-llahu është i hidhëruar kundër tyre dhe ata përjetë janë në azab (në vuajtje të dënimit). 81. Sikur të ishin ata që vërtet e besojnë All-llahun, pejgamberin dhe atë që i zbriti atij, nuk do t’i zinin për miq ata (idhujtarët), por shumica prej tyre janë fasika (mëkatarë)”. (el Maide, 80-81)

3. E vërteta cilësohet e tille nëse për te dëshmon Kur’ani dhe Sunneti, edhe nëse këtë nuk e dine shumica e krijesave ngase e vërteta nuk njihet me shumice. Thotë Allahu:
” 116. Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë”. (el En’am, 116)
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
” Islami ka filluar si i huaj dhe prapë do të kthehet në atë gjendje por lum për ata të huaj (që mbahen për fesë së tyre)”. (Muslimi)

4. E vërteta patjetër se sprovohet nga armiqtë, te cilët e kundërshtojnë. Kështu qëndron puna edhe me Islamin ngase konfrontimi ndërmjet se vërtetës dhe se kotës është i pashmangshëm, është caktim qe nuk ndryshon. Thotë Allahu:
” 112. Dhe kështu (sikurse edhe ty) çdo pejgamberi i bëmë armiq disa nga njerëzit dhe nga xhinët e djallëzuar, që me fjalë të shkëlqyeshme në mënyrë të fshehtë nxit njëri-tjetrin në mashtrime. E sikur të donte Zoti yt, ata nuk do bënin atë (armiqësi), po ti lëri ata me ato trillime”. (el En’am, 112)
” 18. Përkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo (e vërteta) triumfon mbi të ndërsa ajo (gënjeshtra) zhduket. E juve (jobesimtarëve) u takon shkatërrimi, për atë që i përshkruani (Zotit, si fëmijë etj.)”. (el Enbija, 18)
” 30. E i dërguari tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!” 31. Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por majfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti”. (el Furkan, 30-31)

5. Meqë konflikt ndërmjet Islamit dhe armiqve te tij është realitet, muslimanët e kane obligim qe me gjak, pasuri dhe gjuhe t’iu kundërvihen armiqve. Kjo është moto e xhihadit, i cili do te ekzistoje deri ne kiamet. Thotë Allahu:
39. Luftoni ata derisa të mos mbetet idhujtari (besimi i kotë), e i tërë adhurimi të bëhet vetëm për All-llahun. Po nëse ata ndalen (i japin fund mosbesimit), All-llahu është mbikëqyrës për atë që veprojnë. 40. Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai”. (el Enfal, 39-40)
Ky obligim assesi nuk paralizohet, assesi nuk mbetet i pa afekt, as për fjale te udhëheqësi tiran, as për vendim te kuvendit te pa besim, as për ligj shteti, dhe kush e shpalle xhihadin si parim te shuar ai ka dalur prej feje. Qëllimi parësor i xhihadit mbetet përherë ruajtja e Islamit, muslimanëve; gjakut dhe te drejtave te tyre, si dhe lartësimi i fjalës se Allahut.

6. Konfrontimi ndërmjet ithtarëve te se vërtetës dhe ithtarëve te se kotës kalon neper etapa; te vërteten e dërgon Allahu, pastaj pasohet, pastaj cakton Allahu qe vetëm disa njerëz te veçante (te devotshëm) te pasojnë dhe përkrahin, pastaj fillon zënka ne mes saj dhe te kotës me argumente dhe fakte, pastaj ndeshen ku e kota tërbohet me kryelartësi dhe mendjemadhësi ndërsa ithtarët e se vërtetës sprovohen me bela te ndryshme, e pastaj vjen fundi, i cili gjithsesi është fund për te koten dhe ngadhënjim për te vërteten. Thotë Allahu:
214. Po ju menduat se do të hyni në xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, saqë i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: “Kur do të jetë ndihma e All-llahut”?! Ja (u erdhi ndihma) vërtet ndihma e All-llahut është afër!”. (el Bekare, 214)
Ithtarët e se vërtetës nuk duhet te mbështeten ne këtë dhe ta përshpejtojnë rezistencën për pa përgatitur pajisjet e nevojshme për këtë. Thotë Allahu:
“60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata”. (el Enfal, 60)

7. E kota nuk pajton nëse ithtarët e se vërtetës lëshojnë pe në disa gjera. Jo, ata kane dëshirë qe t’i shohin tërësisht te zhveshur nga e vërteta, t’i fusin në kazermën e se keqes dhe t’i bëjnë pasues skllevër te se kotës. Thotë Allahu:
” 120. As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri sa ta pasosh fenë e tyre”. (el Bekare, 120)

8. Kur te drejtit, ithtarët e se vërtetës, krenarinë ta kërkojnë tek armiqtë e tyre, Allahu do t’i poshtërojë dhe do t’ua mbizotëroje armikun e tyre, i cili do t’i ndëshkoje ashpër për shkak te largimit nga rruga e Zotit te tyre dhe kërkimit te krenarisë tek armiqtë e tyre. Kështu është puna me çdo kënd qe largohet nga Zoti i vet duke shpresuar ne zota tjerë; ndëshkimi për të është ne dore te atij “zoti” tek i cili shkon, ndërsa kush vepron ndryshe, shpërblimin e ka ndryshe. Kush braktise diç për Allahun, Allahu ia zëvendëson atë me një me te mire. Thotë Allahu:
e ajo që është te All-llahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten”. (esh Shura, 36)
149. O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atëherë do të jeni të humbur. 150. Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës”. (Ali Imran, 149-150)
160. Nëse All-llahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atëherë kush është ai pas Tij, që dot’ju ndihmojë? Pra vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët”. (Ali Imran, 160)
138. Ti (Muhammed) lajmëroj munafikët se me të vërtetë ata kanë një dënim të dhembshëm. 139. Janë ata që, përkundër besimtarëve, i miqësojnë jobesimtarët. Vallë, a mos kërkojnë fuqi te ta? S’ka dyshim, e tërë fuqia i takon All-llahut”. (en Nisa, 138-139)

9. Ithtarët e se kotës, ne te vërtetë, janë miq dhe ushtri e djallit. Ata përherë janë ne lufte me besimin dhe udhëzimin, me pasuesit e profetëve, zukatja e tyre ndaj besimtareve është përherë aktive. Thotë Allahu:
83. A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajt kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pandërprerë në vepra të këqija”. (Merjem, 83)
76. Ata që besuan luftojnë në rrugë të All-llahut, e ata që nuk besuan luftojnë në rrugë të djallëzuar. Luftoni pra miqtë e djallit, s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët”. (en Nisa, 76)
Lideri i vërtetë i se kotës është djalli dhe ne betejën kundër se vërtetës ka mobilizuar ushtri te madhe prej shejtaneve njerëz dhe xhin. Thotë Allahu:
22. E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: “Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t’ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m’u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t’ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)”. S’ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm”. (Ibrahim, 22)
63. (Zoti) Tha: “Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë”. 64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim. 65. Në të vërtetë, ti nuk ke kurrfarë fuqie ndaj robërve të Mi. Mbrojtja e Zotit tënd është e mjaftueshme (për ata)”. (el Isra, 63-65)
60. O bijtë e Ademit (kriminelë), po a nuk ua dërgova porosinë që të mos e dëgjoni djallin, se me të vërtetë ai është armiku juaj i hapët!?61. (Ju porosita) Të më adhuroni Mua, se kjo është rruga e sigurt!”. (Jasin, 60-61)

10. Ngadhënjimi përfundimtar i takon kësaj feje, parim hyjnor i pandryshueshëm. Thotë Allahu:
32. Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. 33. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët”. (et Tewbe, 32-33)
21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): “Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!” All-llahu është i fortë, ngadhënjyes”. (el Muxhadele, 21)
Allahu patjetër se do ta përkrah fenë e Tij por dike e ve ne shërbim te kënaqësisë se Tij e dike ne shërbim te hidhërimit te Tij. Andaj, o rob i sinqerte, angazhohu qe te jesh ne anën e atyre qe nxitojnë ne kënaqësinë e Allahut ngase Islami, me apo pa ty, do te ngadhënjejë, siç thotë Allahu:
54. O ju që besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do ta sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm”. (el Maide, 54)
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

Burimi:
http://sedatislami.com
Autor: Hamid b. Abdullah el Alijj
Burimi: www.dawah.ws
Përshtati në shqip: Sedat Gani Islami

Must Read