BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitBiseda mes dijatarit edhe udhëheqësit musliman!

Biseda mes dijatarit edhe udhëheqësit musliman!

Biseda mes Ebu Hazimit dhe Sulejman Ibën Abdul-Melikut

Pasiqë Sulejman Ibën Abdul-Melikut arriti në Medine në udhëtimin e vet për në Mekke, kërkoi që të takohet me dijetarin e famshëm të Medinës, Ebu Hazimin.
Pasiqë Ebu Hazimi hyri dhe u ul, Sulejmani e pyeti:
Pse e urrejmë vdekjen?
Ebu Hazimi iu përgjigj: Sepse e rrënuat ahiretin kurse e ndërtuat dunjanë, pastaj nuk keni dëshirë që të transferoheni prej vendit të ndërtuar në vend të rrënuar.
Sulejmani: Po si do të takohemi me All-llahun [subhanehu ve teala]?
Ebu Hazimi: O Emiril-Muminun, vepërmiri do të takohet me All-llahun [subhanehu ve teala] ashtu siç takohet kurbetçiu me familjen e vet, kurse vepërkeqi sikur kur takohet robi me zotëriun e vet.
Sulejmani qau dhe tha: Po ta dija se ç’kam te All-llahu [subhanehu ve teala].
Ebu Hazimi: Ekspozoja veten Kur’anit të Madhëruar. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Të mirët do të jenë në Xhennet, kurse të këqinjtë në Xhehennem.”
Sulejmani: Ku është mëshira e All-llahut [subhanehu ve teala]?
Ebu Hazimit: Afër bamirësve.
Sulejmani: Kush është robi më i ndershëm i All-llahut [subhanehu ve teala]?
Ebu Hazimi: I devotshmi dhe bamirësi.
Sulejmani: Cila vepër është më e mira?
Ebu Hazimi: Kryerja e farzeve dhe largimi nga haramet.
Sulejmani: Fjalën e kujt ta dëgjoj?
Ebu Hazimi: Thëniet e vërteta, thëniet e Atij që i frikohesh dhe shpreson.
Sulejmani: Cili besimtar do të humbë më shumë?
Ebu Hazimi: Njeriu i cili bën gabim për hirë të epshit të vëllaut (shokut) të vet dhe duke bërë padrejtësi, ashtu që shet ahiretin për dunjanë e tjetrit.
Sulejmani: Ç’thua për gjendjen tonë?
Ebu Hazimi: Mos më detyro të përgjigjem!
Sulejmani: Patjetër, kjo është këshillë të cilën ti ma dhuron mua.
Ebu Hazimi: Prindërit tuaj i mposhtën njerëzit me shpatë, morën këtë mbretëri me dhunë, pa konsultim dhe pajtim të muslimanëve, aq sa u vranë shumë njerëz dhe shumë të tjerë u transferuan. Po ta dija se ç’thanë dhe ç’u tha.
Një njeri prezent tha: Sa fjalë të keqe the!
Ebu Hazimi: All-llahu [subhanehu ve teala] ka marrë besë prej dijetarëve që ta sqarojnë dhe mos ta fshehin të vërtetën.
Sulejmani: Si të veprojmë që ta përmirësojmë gjendjen e njerëzve?
Ebu Hazimi: Duhet lënë ashpërsinë, duhet kapur për litarin e fortë (fenë) dhe duhet ndarë drejt.
Sulejmani: Si mund ta realizojmë këtë?
Ebu Hazimi: Të marrësh prej njerëzve mallin me leje të tyre dhe t’ua japish atyre që e meritojnë.
Sulejmani: Kërko, ç’ke nevojë!
Ebu Hazimi: Të më shpëtosh nga zjarri i Xhehennemit dhe të më fusësh ne Xhennet.
Sulejmani: Nuk mund ta bëj një gjë të tillë.
Ebu Hazimi: Nuk kam nevojë tjetër. – U ngrit dhe shkoi.
Sulejmani ia dërgoi 100 dinar ari, mirëpo Ebu Hazimi nuk i pranoi.

Burimi:
albislam.com

Must Read