KËSAJ THËNIE NUK I HUMBET VLERA ASNJËHERË,DUKET SIKUR ËSHTË THËNË PËR AKTUALITETIN…
Imam Shafiu drejtuar nxënësit të tij Junusit (Allahu i mëshiroftë),pas një debati:
” O Junus, neve na bashkojnë me mijëra çështje, e dëshiron të ndahesh për shkak të një mos pajtimi?
Mos tento që në çdo mospajtimë të dalësh fitimtarë,ngase shpesh’herë më e rëndësishme është të fitosh zemrat dhe jo debatet.
Mos i shemb urat që ndërtova dhe nëpër to kalove, ngase mund të duhen që të rikthehesh përsëri përmes tyre.
Çdo herë urreje gabimin por asnjehërë mos e urre gabimtarin, urreje me qënjen tende mëkatin, por fale dhe mëshiroje mëkatarin.
Kundërshtoje fjalën, po respektoje thënësin.
Sepse, qëllimi ynë është që të shërojmë sëmundje dhe jo të vrasim të sëmurë”
Nga Hoxhë Mirell Mazelli