Pse e meritojnë shtatë grupe njerëzish hijen e Arshit të Allahut
Shtatë grupe njerëzish të përmendur në hadithin e saktë e kanë merituar hijen e Arshit të Allahut për shkak të durimit dhe vështirësive me të cilat janë ballafaquar.
- Prijësi i drejtë duroi gjatë pushtetit të tij kënaqësinë dhe hidhërimin që ndjeu.
- Djaloshit i cili u rrit në ibadet për Allahun duroi në adhurimin e tij dhe u ballafaqua me epshin.
- Njeriu që e kishte zemrën të lidhur me xhaminë duroi në shkuarjen e shpeshtë në të.
- Njeriu që kishte dhënë sadaka duroi në vazhdimin e asaj vepre, saqë edhe dora e majtë nuk e dinte se çfarë jepte e djathta.
- Njeriu të cilin e kishte joshur ajo femër e bukur dhe me post, duroi dhe e refuzoi ftesën për hir të Allahut.
- Dy njerëzit që duheshin për hir të Allahut duruan sprovat kur ishin bashkë ose të ndarë.
- Njeriu që qante prej devotshmërisë ndaj Allahut duroi dhe e mbajti të fshehtë atë para të tjerëve.
Kjo është arsyeja që mëkatet të cilat janë shkak i gjuhës dhe i organeve llogariten ndër llojet më të vështira të durimit; mëkatet e gjuhës, si p.sh. mbartja e fjalëve, gënjeshtra, dyfaqësia, ose mëkatet e gjymtyrëve , si zinaja. Për këtë arsye, tregohet se një njeri ishte vetmuar me një grua të huaj dhe kur deshi të bëjë amoralitet me të, i tha: “Mbuloje fytyrën, se shikimi i fytyrës së gruas së huaj është haram.”
Nga libri “Udet es’abirin”
Përshtati: Rashit Zylfiu
Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com