BallinaAKIDEAkide të ndryshmeTevessuli dhe llojet e tij

Tevessuli dhe llojet e tij

 

Tevessuli dhe llojet e tij

Pyetja:

Pyetësi pyet Shejh rreth tevessulit ( formë e kërkesës së afrimit tek Allahu ndërmjet disa veprimeve; ndërmjetësim), llojeve të tij, dhe që të jetë me lutjen e të devotshmëve?

Shejh Salih el-Feuzan:

Tevessuli është dy llojesh:  I llojit të ligjësuar (lejuar) dhe i llojit që është i ndaluar.

Tevessuli i llojit të lejuar është:

  • Tevessuli tek Allahu me anë të Emrave të Tij dhe Atributeve apo
  • Tevessuli nëpërmes veprave të mira ose
  • Tevessuli duke i kërkuar një personi të gjallë, prezent, që ai të lutet për ty në lidhjet me çështjet e tua;

 

Të gjitha këto janë të lejuara.

 

Tevessuli i ndaluar është:

  • Tevessuli i bërë me anë të nderit të krijesave, apo me të drejtën e tij apo me anë të personalitetit të tij apo me anë të mirësisë së tij.

 

Ky lloj i tevessulit është i ndaluar. Nëse personi i cili vepron kështu i drejton diçka nga adhurimi atij me anë të cilit bëhet tevessuli, atëherë ky është shirk i madh, sikurse ishin edhe ithtarët e xhahilijjetit  (injorancës Islamike).

(Allahu thotë) “Ata adhurojnë – përveç Perëndisë – atë që as nuk u bënë dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësit tonë te Perëndia…!” (Junus, 18).

(Kështu) sikurse gjenden shumica e adhuruesve të varreve; ata të cilët kërkojnë afrim (tek Allahu) me anë të të vdekurve me veprime të ndryshme të adhurimit dhe thonë: “Këta do të ndërmjetësojnë për neve tek Allahu”. Dhe, ky është shirk i madh!


Referenca: http://alfawzan.af.org.sa/node/14512

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read