BallinaPse ISLAMI?Të tjerët për IslaminE. Demerngen thote per Profetin Muhamed

E. Demerngen thote per Profetin Muhamed

 

 

E. Demerngen thote per Profetin Muhamed

 

E. Demerngem, orientalist francez, është njëri nga orientalistët më objektivë, që ka shkruar për Muhamedin a.s. Ka shkruar veprën “Biografia e Muhamedit”, “Muhamedi dhe Sunneti”, ka botuar një numër studimesh në disa revista të njohura. Ai thotë: “Mesihu a.s., në Kur’an, ka vend të ngritur. Lindja e tij nuk ishte e zakonshme, si e njerëzve të tjerë. Ai ishte i dërguari i Allahut, të cilit Zoti i foli me zë… Kur’ani e ka për qëllim Krishterimin e vërtetë kur thotë: Isa a.s., është rezultat i fjalës, që Zoti ia përcolli Merjemes dhe ai është njeri. Kur’ani e lufton doktrinën e atyre që besojnë Isain (Jezusin) për Zot… Ai nuk e lufton Krishterimin e vërtetë. Prandaj, i krishteri, duhet të jetë i kënaqur me sulmin, që Kur’ani i bën Trinitetit, i cili përbëhet nga Hyji, Jezusi dhe Maria.

Muhamedi a.s. veten e konsideronte si instrument për komunikimin e Shpalljes. Përpjekja e Muhamedit a.s., konsistonte në atë që të jetë i besueshëm, dëgjues dhe regjistrues besnik dhe thënës i pagabueshëm, i asaj që dëgjonte nga fuqia ndriçuese dhe zëri i heshtur i fjalës së amshuar në formë të kësaj botë, i fjalës së Allahut, e cila është ajka e Librit. Fjala, të cilën e ruajnë engjëjt fisnikë, në qiellin e shtatë. çdo pejgamber, duhet të ketë argument për mesazhin e tij. Secili, duhet të ketë mrekulli, me të cilën sfidon të tjerët… Dhe Kur’ani është mrekullia e vetme e Muhamedit a.s. Stili i tij, është i mrekullueshëm, fuqia e tij mahnitëse vazhdon edhe në ditët tona. Ai e ngacmon lexuesin edhe nëse ai nuk është prej adhuruesve të devotshëm.

Muhamedi a.s., e sfidoi njerëzimin dhe xhindët, nëpërmjet Kur’anit, duke kërkuar prej tyre që të sjellin një të ngjashëm me të. Kjo sfidë, është dëshmia më bindëse, për besueshmërinë e mesazhit të Muhamedit a.s.

S’ka dyshim, se çdo ajet kur’anor edhe nëse flet për ndonjë ngjarje të caktuar të jetës, gjë të cilën e bënë me saktësi të plotë, në vete, përmban nga mrekullia mendore atë, me çka e trazon shpirtin.

S’ka dyshim, se në ato ajete, ka diçka, ku duhet kërkuar fshehtësia e ndikimit dhe madhështia e suksesit. Muhamedi a.s., i cili është larg të qenit përpilues dhe sajues i Kur’anit, nganjëherë, më kot, e priste zbritjen e Shpalljes dhe mallëngjehej për të, pasi dëshironte që Engjëlli t`i vinte në mënyrë të pandërprerë.”

 

Burimi: ProfetiIslam.com

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read