BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeKur duhet të themi MashaAllah & BarekAllah?

Kur duhet të themi MashaAllah & BarekAllah?

Kur duhet të themi MashaAllah & BarekAllah



Pyetësi:
Allahu ju dhuroftë jetë të gjatë! Një pyetës pyet, “nëse një person sheh diçka çfarë e mahnit atë, a duhet të thotë MashaAllah TebarekAllah (Si të dëshiron Allahu, I bekuar qoftë Allahu!) ose MashaAllah TebarekAllah La Kuvvete il-la Bil-lah (Si dëshiron Allahu, qoftë i bekuar Allahu, nuk ka fuqi posa me ndihmën e Allahut) dhe a janë të gjitha në rregull?

Përgjigjja:
Të gjitha falënderimet janë për Allahun, Zotin e Botërave ndërsa paqja dhe shpëtimi qoftë mbi profetin tonë, Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjitha ata që i pasojnë ata në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Nëse personi sheh diçka që e mahnit atë, e cila lidhet me pasurinë e tij, atëherë ai duhet të thotë MashaAllah La Kuvvete il-la Bil-lah. Kjo mund të shihet në ngjarjen e dy shokëve të dy kopshteve, kur shoku i tij i tha atij: Do të ishte më mirë për ty sikur të thoje, kur hyre në kopshtin tënd: MashaAllah La Kuvvete il-la Bil-lah. Pra, kjo thuhet nëse sheh diçka e cila që e mahnit përsa i përket pasurisë së tij.
Nëse sheh diçka që e mahnit ( sa i përket pasurisë ose diçka tjetër) tek dikush tjetër atëherë ai duhet të thotëBarekAllahu Alejhi ( Allahu e bekoftë atë për të) ose ndonjë thënie të ngjashme.

Dhe nëse sheh diçka që e mahnitë atë nga çështjet e kësaj bote atëherë ai duhet të thotë: Lebbejk, Innel Ajsh, Ajshul Akhirah, sikurse Profeti alejhis-selam thoshte. Pra, ai thotë Lebbejk që nënkupton një përgjigje për të, pastaj ai thotë ‘me të vërtetë jeta e vërtetë është jeta e botës tjetër. Ai e bën të qartë brenda vetës së tij në rastin e caktuar se Dunjaja dhe çfarëdo ka në të nuk mbetet përgjithmonë dhe nuk ka jetë në të dhe me të vërtetë jeta e vërtetë është jeta e ahiretit.

 

Fetaua Noor ‘ala ad-darb, kaseta nr. 321

 

Shejh Muhamed bin Salih el-Uthejmin


Përktheu nga anglishtja: Meriton Muriqi

 

Burimi: fanari.al

 

Must Read