Pas kufrit (mosbesimit) nuk ka mëkat më të madh sesa mbytja e njeriut të pafajshëm. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Shkatërrimi i dynjasë është më i lehtë tek Allahu sesa vrasja e një muslimani.”
Mëkati më i madh pas kufrit është derdhja e gjakut të ndaluar. Sikur kufrit t’i paraprinte ndonjë mëkat, do të ishte vrasja. Në hadith thuhet: “Besimtari vazhdon të jetë në gjerësinë e fesë përderisa nuk derdh gjakun e ndaluar.”
Në mëkatin e gjakut të ndaluar janë pjesëmarrës:
- Kush vret drejtpërdrejt.
- Kush e përkrah (në vrasje).
- Kush e ndihmon qoftë duke treguar me shenjë, me fjalë apo me pasuri.
Të gjithë këta janë të barabartë në gjynahun e vrasësit.
Shejh Abdulaziz Et-Tarifi
Shpërndaje me të tjerët!