BallinaAKIDEIdologjitë e gabuaraMaketi i Isak Njutonit

Maketi i Isak Njutonit


Maketi i Isak Njutonit

Njutoni kishte urdhëruar një mekanik të zgjuar dhe talent për të bërë një maket të sistemit diellor.

Planetët ishin të paraqitur me topa që lëviznin të gjithat përnjëherë në sajë të një rripi rreth një bërthame që paraqiste diellin.

Një ditë Njutonin e kishte vizituar një mik që përhapte ide materialiste (ateiste).
Sapo hyri, shikimi tij u drejtua kah maketi që shkëlqente nga përsosuria që buronte prej tij.

Kur e aktivizoi lëvizjen, i pa planetët e vegjël duke u sjellë rreth e përqark diellit. 
Ai nuk mundi ta përmbajë dot admirimin e tij:
«Çfarë pune e përkryer, kush e bëri këtë?»

Njutoni u përgjigj: «Askush! Ka dalë rastësisht.»

Shkencëtari materialist ia ktheu: I nderuari Njuton, më duket se nuk më kuptuat. Unë ju pyeta se kush ishte autori dhe kush jua dha planin.

Njutoni prapë insistoi:
«Unë mjaft mirë e kuptova pyetjen e juaj, e si përgjigje ju thash se askush nuk ishte autori dhe se ky maket ka qenë këtu nga vetvetiu.»

Tjetri u ngushtua si shumë dhe i tha:
«Ju lutem, Njuton! A mos mendoni vallë se unë jam budalla sa që t’ia atribuoj «rastësisë» një vepre që nuk mund të konceptohet vetëm se nga një mjeshtër inteligjent?»

Njutoni i afrohet mikut të tij, e kapi për supe dhe i tha:

«Mik i nderuar, atë që po e shihni dhe doni të dini rreth autorit të tij, nuk është asgjë vetëm se një maket. Një maket që e paraqet sistemin madhështor dhe të vërtetë: sistemin diellor.

Megjithatë, mendja juaj refuzon të besojë se ky maket mund të ekzistojë falë vetvetes dhe të mos jetë vepër e ndonjë zejtarit të aftë apo e dijetarit që është i vetëdijshëm për veprimet e veta.

Atëherë, pse insistoni në të besuarit se sistemi diellor, me tërë kompleksitetin, madhështinë dhe gjerësinë e tij, nuk ka Krijues të Plotfuqishëm dhe të Ditur?»

Materialisti mbeti i hutuar dhe pa tekst.

Konkluzioni:
▬▬▬▬▬▬▬

Astronomi francez, Kamij Flamarjo (Camille Flammarion, 1824-1925) patë thënë:

Nëse një ditë, na pyesin: «Kush është njeriu që gënjen veten më së shumti? Pa hezitim do thoshim se «ai është ateisti!»

Në thellësinë e tyre, ateistët janë të bindur në ekzistimit e Zotit, ata vetëm se e fshehin të vërtetën në brendësinë e tyre.
Kur’ani e thekson gjendjen e njerëzve të tillë që e mohojnë të vërtetën për shkak të arrogancës së tyre:

«Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.»
(Kur’ani, Suretul Neml, ajeti 14)

 

Përktheu: Fitim Miftari, Preshevë

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Referenca: dieu-existe.com

Must Read