BallinaAKIDEAjo që e kundërshton AkidenRregulli Islam për horoskopin

Rregulli Islam për horoskopin

Rregulli Islam për horoskopin

Me të vërtet, Ai që i ka krijuar qijet dhe Tokën është i Vetmi që jeton përgjithmonë dhe kurrë nuk vdes, i Cili mirëmban të gjitha, di çdo gjë, kujdesët për çdo gjë, i Cili është më i Larti, më Madhështori.

Pastaj përëndrohu në këto fjalë të All-llahut Subhanehu We Teala:

Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. (Kaf: 16)

“E si mos të dinte Ai i Cili ka krijuar çdo gjë dhe që është i informuar hollësisht.” (El Mulk: 14)

Pra, nuk ka kurrfarë dyshimi se Ai i Cili i ka krijuar të gjitha krijesat, i mbikëqyr ato dhe se Ai di çdo gjë çveprojnë ato, dhe përveç Tij askush nuk e di. Nuk mndët që për këto gjëra (të ardhmen) të vendos dikush tjetër veç All-llahut në duar të Tij është pushteti dhe se çdo gjë tek Ai kthehet dhe se tek Ai nuk ka ndërmjetës pos me lejen e Tij, siç thotë All-llahu në Kur’an:

“Thuaj (o Muhammed!): “Për të gjitha vendos vetëm All-llahu!.” (Ali Imran: 154)

“Dhe çdo gjë kthehet tek Ai” (Hud: 123)

“… Në duart e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë!.” (Ja Sin: 83)

“… S’ka ndërmjetës tek Ai, përpos me lejën e Tij.” (Junus: 3)

Janë të shumta ajetet që flasin se në gjithësi nuk mund të ndodhë asgjë pa lejen dhe pa vullnetin e All-llahut Subhanehu We Teala. Padyshim që vetëm All-llahu din çdo gjë, Ai me dijën e Vet përfshin gjithçka, siç thot All-llahu në Kur’an:

“…. Ai di çdo gjë.” (El Bekare: 29)

“Ai është më i dijshmi për çdo gjë.” (El Hadid: 2)

“Ai punon çka dëshiron Vetë” (El Buruxh: 16)

Tek ajeti qe sapo përmendëm, kuptojmë se Ai (All-llahu) punon çka dëshiron Vetë dhe se askush tjetër nuk mund të ndërhyj në punën e Tij dhe se ata që pretendojnë se e din të ardhmen të tillët janë të humbur.

Tahaviu thotë: “Çdo gjë zhvillohet sipas përcaktimit dhe dëshirës së Tij. Dëshira e Tij realizohet, e jo dëshira e njerëzve, përpos çka dëshiron Ai. Prandaj ajo që Ai dëshiron, ajo edhe do të ndodhë. Askush nuk është në gjendje t’i kunërvihet urdhrit të Tij, e as ta ndryshojë atë ose në cfarëdo mënyre të ndikojë në të dhe askush nuk mund ta zmbrapsë urdhërin e All-llahut Xhel-le We A’la me urdherin e dikujt tjetër. Ndaj ne pasiqë nuk mundemi të ndikojmë në të ardhmen ne nuk kemi mundëësi as ta dijmë, po edhe ta dijmë nuk do na bënte dobi, siç e sqaruam më parë për të gjitha vendos vetëm All-llahu, dhe se vetëm All-llahu e din të ardhmen, e assesi të mos iu besojm horoskopeve e gjërave të tilla, dhe se muslimani apo muslimanja e mirë nuk duhët të bijë preh e tyre, e lojërave djallëzore.

Ashtu siç është e ndaluar astrologjia është e ndaluar edhe shkuarja te astrologu, dëgjimi i thënjieve të tij, blerja e librave të astrologjisë ose leximi i horoskopit janë të ndaluara. Për shkak se astrologjia është përdorur më shum për parashikim e të ardhmes, ata që e praktikojnë atë ata pra quhen falltorë. Pra, kush kërkpn hroskopin e tij në rregullin që përmban thënia e ResuluLlahit (Sal-lAllahu Alejhi we Selam):” Namazi i kujtdo që i afrohet një falltori dhe pyet atë për ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet për 40 ditë dhe netë.” 1 Ashtu siç cekëm në këtë hadith të lartë përmendur është (thjeshtë) për afrimin dhe pyetjen e astrologut, bile edhe ne qoftëse personi është në dyshime për vërtetësinë e thënieve apo fjalëve të astrologut. Nëqoftëse personi është në dyshim për vërtetësin ose fallsitetin e informacionit të astrologut ai është në dyshim se a e dinë apo jo të ardhmen dhe të padukshmen të tjerë veç All-llahut. Kjo është një formë shirku, sepse All-llahu në Kur’anin e famshëm ka thënë:

“Çelësat e fshehtësisë janë vetem tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush veç Tij…” (6:59)

“Thuaj: “Ashkush veç All-llahut as në qiej as në tokë nuk e di të fshehtën…” (27:65)

Nëqoftëse diksuh beson në parashikimet e horoskopit të dhënë nga një astrolog apo të shkruajtur në librat e tyre, gazeta etj. Ai bie në kurfër siç ka thënë Muhammedi (Sal-lAllahu Alejhi we Selam):”Kushdo që i afrohet një falltori dhe beson në çfarë ai thotë, nuk ka besuar në çfarë iu shpall Muhammedit.” 2 Ashtu si hadithi i mësipërm edhe ky hadith në pamjen e parë i referohet falltorëve, por ai është poashtu aq i zbatueshëm edhe për astrologët. Të dy thonë (parashikojnë) të ardhmen. Thëniet e astrologëve e kundprshtojnë teuhidin taman si ato të falltorëve. Ata thonë se personalitetet e njerëzve u janë përcaktuar nga yjet dhe veprimet që do bëjnë dhe ndodhit e jetës së tyre jan të shkruara në yje. Falltorët e rëndomtë thonë se format e kafesë në fund të filxhanit i tregojnë atyre të ardhmen. Në këto dy rastet individët shprehin aftësin për të lexuar format fizike të ibjekteve të krijuara dijen për të ardhmen. Besimi në astrologji dhe llogaritja e horoskopit jan në kundërshtim të hapur me kuptimin dhe shpirtin e Islamit. Është shpirti i zbrazët që nuk ka shijuar besimin e vërtetë ai që kërkon këto rrugë. Kryesisht këto rrugë paraqesin një përpjekje te kotë për t’i shpëtuar Kaderit duke besuar se nëqoftëse ata dinë çfarë do t’i ndodh nesër mund të përgatiten që sot. Në këtë mënyrë ata përpiqen ta largojnë të keqën dhe të sigurojn të mirën. Allahu i ka thënë Muhammedit(Sal-lAllahu Alejhi we Selam):

“Thuaj: “…Sikur t’a dija të fshehtën, do të shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë. (El A’raf: 188)

Pra muslimanët e vërtetë janë të detyruar të qëndrojnë larg ktyre gjërave. Vathët, zingjirët etj. Që kanë shenja zodiakale nuk duhen (veshur) apo vënë edhe ne qoftëse personi nuk beson në to. Ato jan pjesë e një sistemi që propagandon kufër dhe që duhët hequr qafe në tërësi. Besimtari i vërtetë nuk duhët ta pyes askë për të ardhmen e tij, pasiqë askush nuk e din të ardhmen përveç All-llahut, shohim shum prej neve vrapojnë dhe mezi presin të lexojnë horoskope e gjerat te tilla, ku pa kurrfarë të drejte ju besojnë, dhe mendojne se ata e din të vërteten për të ardhmen dhe se ata e din kinse të dukshmen dhe të padukshmen, këto patjetër se janë përrala që ne si besimtarë musliman duhët të largohemi sa më largp tyre, pra as që duhet ndëgjuar e lëre më të biem në dyshim rreth tyre.

Kushdo prej nesh që ka besuar në to apo që lejon parashikimet astrologjike të përcaktojnë veprimet e tij, unë i them, duke ja cituar një fjal të All-llahut Subhanehu we Te’ala:”E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires. (El Maide: 74)Pra i këshilloj që të pendohen sinqerisht tek Allahu pasiqë All-llahu falë shumë është Mëshirues i Madh.

Lutja jonë e fundit është Falenderimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botërave, Sunduesit të gjithësisë.

Must Read