BallinaPse ISLAMI?Islami, fetë tjera dhe ideologjitëDALLIMI I ISLAMIT NGA SISTEMET TJERA

DALLIMI I ISLAMIT NGA SISTEMET TJERA

DALLIMI I ISLAMIT NGA SISTEMET TJERA

Islami është sistemi i vetëm në botë i cili buron vetëm nga fjalët e Zotit, të padevijuara, të pa përziera me ide dhe gabime njerëzore. Sistemet ekzistuese në botë, natyrisht përveç Islamit, mund t’i grupojmë në tri kategori:
Sistem njerëzor qindpërqind. Buron nga idetë dhe truri i njeriut, nga një filozofi e një individi apo shoqërie, siç është: kapitalizmi, komunizmi, demokracia etj.
Sistem fetar njerëzor, siç ëshët budizmi në Kinë, Japoni dhe Indi, e cila nuk dihet nëse ka origjinë hyjnore a libër qiellor që e mbështetë. Prandaj edhe ky buron nga mendja njerëzore.
Sistem fetar i ndryshuar. Do të thotë se origjinën e ka hyjnore e më pastaj kanë ndodhur ndryshime, heqje dhe ndërhyrje nga njeriu. Fjala e All-llahut është përzier me fjalën e njeriut, ashtuqë nuk konsiderohet si hyjnor, edhepse buron nga All-llahu. Fjala është për ebreizmin dhe krishterizmin, pasiqë është vërtetuar ndryshimi në Tevrat (Besëlidhja e vjetër) dhe Inxhil (Besëlidhja e re ), pastaj këtyre dy librave u janë shtuar komente dhe informata nga vet njeriu, të cilat ia kanë ndryshuar kuptimin e fjalëve të All-llahut. Shembull për këtë është trinia, të cilën krishterët e kanë bazë të fesë së tyre, përkundër faktit se të gjitha shpalljet e mëhershme hyjnore kanë pasur emruesin e përbashkët : monoteizmin.
E sa i përket Islamit ai është feja dhe sistemi i vetëm i cili ka shpëtuar nga dora e njeriut dhe ndryshimet, sepse vet All-llahu e ka marrë përsipër ruajtjen e Librit dhe kushtetutës së Tij, Kur’anin e shenjtë. Këtë Ai na e ka treguar në Kur’an. “Vërtetë Ne e kemi zbritur përkujtimin (Kur’anin) dhe Ne do ta ruajmë atë. “ (El- Hixhr 9). Prandaj besimet, ritualet, morali, legjislacioni islam janë krejt hyjnore të shpallura nga All-llahu, Krijuesi i Gjithësisë.

burimi:
albislam

Must Read