BallinaAKIDEAkide të ndryshmeNJERIU ËSHTË I LIRE APO JO NE VEPRAT E TIJ? Nga Shejh...

NJERIU ËSHTË I LIRE APO JO NE VEPRAT E TIJ? Nga Shejh Feuzani

NJERIU ËSHTË I LIRE APO JO NE VEPRAT E TIJ?
Pyetja: Njeriu a është i lire te zgjedhe veprat apo është i imponuar,sepse ajeti” فَمَن شَاءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاءَ فَلْيَكْفُرْ …e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë…” (Kehf 29) aludon ne atë se njeriu është i lire derisa ajeti”وَمَا تَشَاؤُونَ إِلا أَن يَشَاءَ اللَّهُ‏Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!” (Tekvir 29) na bën te kuptojmë se veprat i janë te imponuara njeriut.
A mund te na tregoni se nëse ka ne mes këtyre dy ajeteve mospajtim apo çfarë është ne pyetje?

Myftiu: Salih Bin Fevzan El Fevzan

Përgjigja: Njeriu edhe është i lire por është edhe i imponuar ne te njëjtën kohe, pra te dy çështjet janë prezente. Ai është i imponuar nga aspekti se caktimet dhe vendimet e Allahut, Subhanehu ve teala e përshkojnë edhe këtë, iu nënshtrohet këtyre caktimeve natyrshmerisht (Kevnen) e detyrimisht (Kadaen), dhe se nuk ka mundësi t’iu ik caktimeve te Allahut, Subhanehu ve teala, te cilat i janë caktuar këtij. Pra prej këtij aspekti njeriu është i detyruar-imponuar.
Ndërsa prej aspektit te zgjedhjes se veprave,ai është i lire, sepse ai-me dëshirën dhe vullnetin e tij- i bën disa ndërsa disa te tjera i braktise. Pra prej këtij aspekti ai është i lire dhe ka dëshirë-vullnet, por vullneti apo dëshira e tij është pasuese e dëshirës, vullnetit dhe caktimit te Allahut, Subhanehu ve teala. Mu për këtë ai shpërblehet për vepra te mira ndërsa ndëshkohet për mëkate, te cilat i bën me dëshirën dhe zgjedhjen e tij. Ndërsa njeriu i cili nuk ka zgjedhje dhe dëshirë,si: i detyruari, harruesi dhe i paafti (i dobëti) për ibadete, këta nuk ndëshkohen, sepse nuk kane mundësi zgjedhjeje për disa shkaqe: për shkak te humbjes se vetëdijes, dobësisë, dhe si te tille, pa mundësi zgjedhjeje për te bere mire apo keq, përjashtohen nga ligji i përgjithshëm dhe nuk ndëshkohen, sepse nuk janë te lire dhe nuk kane vepruar sipas dëshirës dhe vullnetit te tyre.
Ndërsa sa iu përket dy ajeteve,”وَمَا تَشَاؤُونَ إِلا أَن يَشَاءَ اللَّهُ‏Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve!” (Tekvir 29) dhe ” فَمَن شَاءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاءَ فَلْيَكْفُرْ …e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë…” (Kehf 29),janë përforcuese dhe përkrahëse te asaj qe thamë, sepse Allahu,subhanehu ve teala, njeriut i përshkroi dëshirë dhe Vetes dëshirë, por duke sqaruar se ajo është pasuese dhe nen dëshirën e Allahut,Subhanehu ve teala. Ndërsa ajeti”فَمَن شَاءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاءَ فَلْيَكْفُر … e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. …(Kehf 29) nuk flet për zgjedhje,be ç’të duash,beso ose mos beso,por është kërcenim dhe vërejtje. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,”وَقُلِ الْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَن شَاءَ فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاءَ فَلْيَكْفُرْ إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَاE ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata,… (Kehf 29).Pra kjo thjeshte është një kërcenim dhe vërejtje qe nëse njeriu bën mëkate dhe i bën Allahut,Subhanehu ve teala shok,do te ndëshkohet,sepse ai u beri pabesim (kufer) me dëshirën e tij dhe mu për këtë e meriton ndëshkimin e Allahut,Subhanehu ve teala dhe hyrjen ne Xhehennem përgjithmonë. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,” إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا‏ … Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata,… (Kehf 29).
Pra Allahu,subhanehu ve teala, i ndëshkon për shkak te padrejtësisë se tyre ndaj vetvetes e jo për ndonjë shkak tjetër.

Burimi:
sedatislami.com

Must Read