BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiVeprat që t’i fshijnë mëkatet dhe të mbrojnë nga zjarri

Veprat që t’i fshijnë mëkatet dhe të mbrojnë nga zjarri

 

Veprat që t’i fshijnë mëkatet dhe të mbrojnë nga zjarri

 

1. Përsosja e Abdesit

“Asnjë adhurues nuk e përsos abdesin e tij përveç që mëkatet e kaluara dhe të ardhshme do t’i falen” (Hasen, me këtë pajtohen El-Bezzar, El-Hejthemi dhe El-Mundhiri )

 2. Agjërimi i Ramazanit

“Ai që agjëron Ramazan me besim dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, mëkatet e kaluara dhe të ardhshme do t’i falen.”(Ahmedi)

 3. Namazi i Natës në Ramazan

“Ai që qëndron në Namaz gjatë Ramazanit me besim dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, atëherë mëkatet e kaluara dhe të ardhme do t’i falen.”.” (Sahih, En-Nesa’i)

 4. Nata e Kadrit

“Lejletul Kadri ose Nata e Kadrit mund të pritet gjatë netëve tek në 10 ditëshin e fundit të Muajit të Ramazanit. Ai që fale Namazin e Natës në këto net me besim dhe duke shpresuar në shpërblimin e Allahut mëkatet e kaluara dhe të ardhme do t’i falen.”(Ahmedi)

 5. Falënderimi i Allahut pas ushqyerjes dhe veshjes së rrobave

“Kushdo që ushqehet dhe pastaj thotë, Falënderimi i qoftë Allahut i cili më ushqeu me këtë ushqim dhe më furnizoi me të, pa asnjë fuqi ose mundim nga ana ime, i falen mëkatet e kaluara. Dhe kushdo që vesh ndonjë rrobë dhe pastaj thotë, Falënderimi i qoftë Allahut i cili më ka veshë me këtë ( veshje) dhe më ka furnizuar me të, pa ndonjë forcë ose mundësi nga ana ime, i falen mëkatet e kaluara dhe të ardhshme. ( Transmeton Ibn Maxheh, Ebu Dawudi, Et-Tirmidhiu, En-Nesaiu dhe të tjerët).

6. Plakja në Islam

“Askush nuk mbush 40 vite në Islam e që Allahu nuk e mbron nga çmenduria, lebrosa dhe leukoderma. Kur arrin 50, Allahu ia bën llogaritjen e lehtë. Kur arrin në 60, Allahu i dhuron falje/pendim. Dhe kur arrin 70 vjet, Allahu e do atë dhe banorët e qiellit e donë atë.

Dhe kur arrin në 80, Allahu ia pranon veprat e tij të mira dhe ia anashkalon të ligat e tij. Kur arrin në 90, Allahu ia fal mëkatet e kaluara dhe të ardhshme dhe ai emërohet si ”I burgosuri i Allahut në tokë” dhe i dhurohet ndërmjetësim ( për falje) për familjen e tij.” ( Hasen, Ibn Asakiri, Ahmed Shakiri thotë në shënimet e tij në El-Musned, 8/23, 25: “Zinxhiri i tij është më së paku Hasen. Mbështetet nga zinxhirët e tjerë që e ngritin në shkallën e Sahihut.”).

7. As rukje e as Besim në Ogure të këqija

“Më kanë thënë” Këta janë njerëzit tuaj dhe në mesin e tyre janë 70.000 që do të hyjnë në xhenet pa llogari ose mundim’…’ Ata janë që nuk bëjnë rukje ose nuk e kërkojnë atë, dhe nuk besojnë në shenja të këqija, por i mbështeten Zotit të tyre.’” ( Buhariu dhe Muslimi).

8. Durimi i vdekjes së fëmijëve në mënyrë të qetë

“Kushdo që varros tre fëmijë, Allahu do të ia ndaloj zjarrin atij.”( Sahih, Transmeton Taberaniu në El-Kebir, ndërsa Shejh Albani e klasifikon si Sahih në El-Xhami’, nr. 6238).

“Nuk ka dy prindër musliman që tre fëmijët e tyre vdesin para arritjes së pubertetit përveç që Allahu do t’i fus në Xhennet përshkak të mëshirës së Tij për fëmijët. Do tu thuhet atyre(fëmijëve), ‘hyni në Xhennet,’ kurse ata do të thonë,’ Jo përderisa prindërit tonë të hynë të parët.’, pastaj do tu thuhet,’Hyni në Xhennet ju dhe prindërit tuaj.’ ( Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu; Albani e saktëson në Sahihul Xhami’, nr. 5780).

“Kushdo që mbetet i përmbajtur dhe i durueshëm pas vdekjes së tre prej pasardhësve të tij do të hyjë në Xhennet.” Kurse një grua tha,”E nëse janë dy?” Profeti sal-lAllahu alejhis we sel-lem tha,” Edhe dy.” ( Sahih, En-Nesaiu dhe Ibn Hibbani; saktësuar nga El-Albani në el-Xhami’ nr. 5969)

9. Rritja e tri bijave/vajzave

“Nuk ka kush nga Ummeti im që kujdeset për tri bijat e tij ose tri motrat, dhe është i këndshëm me to, përveç që ato do të jenë Pengesë( Mbrojtje) për të nga zjarri.” ( Sahih, Transmetojnë El-Bejhakiu dhe El-Buhariu në El-Edeb, saktësuar nga Shejh Albani në Sahihul Xhami’ nr. 5372).

10. Mbrojtja e Nderit të Muslimanit

“Kushdo që mbron nderin e muslimanit në mungesën e tij, ka garancën e Allahut që të jetë i lire nga zjarri.” ( Sahih, Ahmedi dhe Et-Taberani; saktësuar nga Shejh Albani në Sahih El-Xhami nr. 6240.).

 11. Sinqeriteti për Allahun

Asnjë nga robërit e Allahut nuk thotë “La Ilahe il-lAll-llah”, duke kërkuar kënaqësinë e Allahut, do të arrijë ditën e gjykimit përveç, që Allahu do ta ndalojë zjarrin për të. ( Ahmedi dhe Buhariu). Hafidh Ibn Haxheri ka thënë: “Nuk është e vërtetë se ‘çdo kush’ që ka besuar në Tewhid dhe ka qenë adhurues, por është specifike për të sinqertit, dhe sinqeriteti ( Ihlas), kërkon realizimin e kuptimit të tij me zemër. Askush nuk mund të paramendoj se zemra e tij do ta arrijë këtë përderisa këmbëngul në mëkate, sepse në fakt zemra do të mbushej me dashuri dhe frikë ndaj Allahut, pas së cilës gjymtyrët do të lëvizin sipas bindjes ndaj Allahut dhe lënies së rebelimit ndaj Tij.

12. Të Qarit nga frika e Allahut

“Asnjë njeri që qan nga frika prej Allahut nuk do të hyjë në zjarr derisa qumështi të kthehet në gji, dhe pluhuri në rrugën e Allahut ( Xhihadi) dhe tymi i zjarrit nuk mund të jenë së bashku.” (Ahmedi, El-Tirmidhiu, En-Nesaiu; saktësuar nga Shejh Albani në Sahih el-Xami, nr: 7778).

13. Namazi me xhemat për 40 ditë

“Secili që falet për Allahun 40 ditë me xhemat, duke e arritë Tekbirin Fillestar( Tekbir El-Ihram), do t’i ketë të shkruara dy shpërblime për të: Lirim nga zjarri dhe lirim nga Hipokrizia.” ( Transmeton Tirmidhiu, Shejh Albani thotë se hadithi është Hasen në Sahihul Xhami’ nr. 6365).

14. Falja e katër rekateve para dhe pas Dhuhrit ( Drekës)

“Kushdo që është i qëndrueshëm në faljen e katër rekateve para dhe pas dhuhrit, Zjarri do t’i bëhet haram atij.” ( Sahih, Ebu Dawudi, En-Nesaiu, El-Tirmidhiu, dhe Ibn Maxheh, Saktësuar nga Shejh Albani në Sahihul Xhami, nr. 6195).

15. Falja para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit

“Askush nuk do të hyjë në zjarr nëse falet para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit.” ( Ahmedi, Muslimi, Ebu Dawudi, dhe Nesaiu: dmth Sabahi dhe Ikindia).

16. Karakteri/Personaliteti i Mirë

“Ai i cili është i butë/tolerant, i lehtë të shoqërohesh me, dhe me zemër të mirë, Allahu do të ia ndaloj zjarrin atij” (Sahih, El-Hakimi në El-Mustadrek, El-Bejhakiu, El-Taberani; saktësuar nga El-Albani në Sahih El-Xhami, nr. 6484).

 

Përktheu dhe Përshtati nga anglishtja: Meriton Muriqi

Burimi: http://islamifejaevertete.com

Must Read