BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjePse kur Allahu i Lartësuar flet për veten e Tij në Kuran...

Pse kur Allahu i Lartësuar flet për veten e Tij në Kuran nganjëherë e përdor njëjësin, nganjëherë shumësin

 

Pse kur Allahu i Lartësuar flet për veten e Tij në Kuran nganjëherë e përdor njëjësin, nganjëherë shumësin

 

Pyetja:

Pse kur Allahu i Lartësuar flet  për veten e Tij në Kuran nganjëherë e përdor njëjësin, nganjëherë shumësin? P.sh.: “Ne e zbritëm Kuranin”; “Ne krijuam qiejt” etj.

 

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Kurani ka zbritur në gjuhën e pastër arabe, Allahu i Lartësuar thotë: “Me gjuhë të kulluar arabe.” Shuara, 195. Dhe ajo çfarë përmban Kurani nga shprehjet të gjitha janë forma që janë të përdorshme në këtë gjuhë. Prandaj edhe përdorimi i shumësit në formën që juve bëni pyetje është e njohur dhe e pranuar. Ky stil në gjuhën arabe përdoret në shenjë madhërimi, respekti dhe nderi. Dhe kjo nuk është veçanti e gjuhës arabe, por edhe në gjuhë tjera është e njohur kjo formë e të shprehurit. Allahu e di më së miri.

 

Alaudin Abazi

09.02.2007

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read