Viti i ri Hixhri

 

Viti i ri Hixhri 

Është moment i duhur për muslimanin që me fillimin e vitit te ri Hixhri, të ndalet me vetveten e tij dhe të bëjë një llogaritje të shpejtë dhe precize.
Në këtë llogari s’ka dyshim se është rruga e shpëtimit dhe udhëzimit, i zgjuar ai i cili vë nën kontroll nefsin, dhe punon për jetën pas vdekjes, dhe njëherit syçelë është ai qe detyron nefsin e tij drejt rrugës se punëve të mira dhe e frenon me frenat e sheriatit islam.
Njeriu nuk mund te shpëtoj nga këto dy gjendje: nëse është bamirës e shton bamirësinë, e nëse është mëkatar pendohet dhe kthehet tek Allahu .
Allahu ka thënë: ”O besimtarë, frikohuni Allahut dhe secili le të shikoje se çka ka bërë për nesër, … “ Hasher: 18 
Ibën Kethiri -Allahu e mëshiroftë!- duke komentuar këtë ajet ka thënë: ”Llogaritni vetveten tuja para se te llogariteni, dhe shikoni se çka keni deponuar për vetveten tuja nga punët e mira, në ditën kur do te dilni pata Zotit tuaj”.


Ibën Kajimi -Allahu e mëshiroftë!- na ka treguar rrugën dhe formën e llogaritjes së punëve tona:” 

 

E para; ta llogaris vetveten e tij ne obligimet- farzet, nëse i kujtohet se i ka ikur diçka e kompenson.
E dyta; ta llogaris veten e tij ne ndalesat-haramet, nëse i kujtohet se ka bërë ndonjë mëkat të shpejtoj me pendim dhe kërkim falje-istigfare, dhe t’i shlyej ato me bërjen e punëve te mira.
E treta; ta llogaris veten nga shkujdesja, e nëse e sheh se ka qene i shkujdesshëm nga ajo për te cilën është krijuar, le ta arrin me dhiker-përmendje te Allahut dhe duke u kthyer tek Ai.


Vëlla/ Motër muslimane shpejto me mëngjesin e këtij viti te ri me pendim dhe kthim tek Allahu, sepse fletët janë te bardha dhe asgjë nuk është shkruar mbi ato.
Larg qofshi nga mbushja e tyre me mëkate dhe gjynahe!!!
Llogarite veten para se te llogaritësh, shtoje përmendjen e Allahut, kërko falje-istigfar, shoqërohu me njerëz te mirë që të udhëzojnë drejt të mirave.
E bëftë Allahu këtë vit hair për islamin dhe muslimanet, na shtoftë jetën, na bëftë te vdesim duke bërë punë të mira, na largoftë nga punët e këqija dhe na befte prej banoreve te Xhenetit!! Amin!!!! 

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read