BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimA po frikësohesh nga përfundimi i keq...!?

A po frikësohesh nga përfundimi i keq…!?

 

A po frikësohesh nga përfundimi i keq…!?

Vendi ku do të varrosesh, koha e vdekjes, numri i shumtë i njerëzve në përcjelljen e xhenazes tënde, nuk do t’i shtojë tek ti punët e mira, e as t’i pakësojë mëkatet e tua.
Punët e lartpërmendura mund të jenë shenjë e së mirës dhe argument për fitore, sikurse është edhe dëshmia e njerëzve të mirë, sepse ata janë dëshmitarët e Allahut në tokë, por shumë e

rëndësishme është përmirësimi zemrës dhe pranimi i punëve të mira.
Njerëzit gjykojnë nga ana e jashtme, por fshehtësitë e zemrës nuk i di askush tjetër pos Allahut.
Sa prej adhuruesve kanë patur shenjat e adhurimit, dritën e saj në fytyrat e tyre dhe gjurmët e saja!
Mund të ketë qenë i njohur në masë dhe të jetë përmendur nëpër vende të ndryshme, por ama përfundimin e ka patur të keq.
Është diçka e njohur, se përfundimi i keq nuk është mbi atë që në anën e jashtme të tij është i udhëzuar dhe në brendësi i mirë, por është mbi atë që e ka zemrën e prishur dhe këmbëngul në veprimin e mëkateve të mëdha.
Besimtari është i urdhëruar të përpiqet vazhdimisht në përmirësimin e zemrës së tij, dhe në arritjen e kënaqësisë së Allahut, dhe të kërkojë nga Allahu që ta forcojë në çastet e vdekjes,… në të vërtetë zemrat tona janë mes dy gishtërinjve të Allahut; Ai i sjell ato si të dojë.
O ti mëkatar, shpejto dhe kthehu tek Allahu me adhurime dhe pendim.
Allahu e pranon pendimin e robërve të Tij dhe gëzohet me pendimin e sinqertë.
E lus Allahun të na përmirësojë zemrat dhe punët tona, dhe të na bëjë të vdesim me një përfundim të mirë.

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read