BallinaAKIDEBidatiGabimet e Fundvitit

Gabimet e Fundvitit

 

Gabimet e Fundvitit

1- Nuk është legjitime urata me ardhjen e Vitit të ri hixhri, sepse një vepër e tillë nuk na ka ardhur nga selefi (të parët tanë), dhe sikur të ishte e mirë (hajr) do të na kalonin ata në këtë.
2- Është shumë e përhapur se fletushkat mbyllen me përfundimin e vitit, por e vërteta është se ato mbyllen me vdekjen e njeriut dhe shfaqen prapë në Ditën e Gjykimit. Allahu ka thënë:”

…dhe kur të shpërndahen fletushkat”. Tekvir:10.
3- Thuhet se punët ngritën tek Allahu në fund të vitit, por kjo është në kundërshtim me fjalën e Muhamedit alejhi selam ku thotë: ”në muajin Shaban ngriten punët tona tek Allahu”. Kjo është ngritja e punëve vjetore, ndërsa ngritja e punëve javore bëhet në ditën e hënë dhe të enjte, ndërsa ngritja ditore e punëve bëhet në namazin e sabahut dhe të ikindisë.
4-Nuk lejohet festimi i të ashtuquajturit “vitit të ri hixhri”, apo “ përkujtimi i hixhretit të Muhamedit alejhi selam!”, sepse kjo është risi (bidat) në fe. Muhamedi alejhi selam ka thënë: ”kush shpikë në (fenë tonë) atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar!”.
5- Si muslimanë duhet të punojmë me kalendarin hënor për shkak të dobive sheriatike, si: agjërimi, haxhi, etj.
6- Disa prej emrave të muajve diellor kanë emra të Zotëve të tyre, psh : janari: ruajtësi i qiellit.
7- Ne duhet ta falënderojmë Allahun që na ka zgjatur jetën, më i miri prej nesh është ai që jeton gjatë dhe bën vepra të mira.
8- Të meditojmë në shpejtësinë e kalimit të ditëve, netëve, javëve, muajve dhe viteve. Allahu ka thënë: “Ai është i cili bëri natën dhe ditën shembull për atë që do të marrë mend ose dëshiron të falënderojë (të jetë mirënjohës). Furkan:62.


Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read