Shmangiu mëkateve të mëdha Allahu do t’i fal të voglat
“Në qoftë se ju i shmangeni gabimeve të mëdha, që u janë ndaluar juve, Na do t’ju mbulojmë gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiejmë në (një) vend të mrekullueshëm (në xhennet)”. [Nisa, 31]
Nënkupton, nëse u shmangesh punëve të mëdha të liga, të cilat janë të ndaluara, Allahu do to t’i fal punët e vogla të këqija dhe do të të fus në Xhennet.
Tefsiri i Ibn Kethirit
Ndërsa ai i cili bie në harame të qarta, e më pas kërkon që të ruhet nga imtësitë e të dyshimtave, kjo nuk është e pranueshme. Për këtë ai duhet që të kritikohet, siç u ka thënë Ibën Omeri banorëve të Irakut, të cilët e pyetën për gjakun e mushkonjës, duke u thënë: “Më pyesni për gjakun e mushkonjës ndonëse ju keni vrarë Husejnin.”
Shpjegim i 40 haditheve të Imam Neveviut, nga Shejh Abdulmuhsin Abbad el-Bedr.
Burimi: www.islamifejaevertete.com