10 gjëra të papritura më të ndotura sesa tualeti juaj 10. Akulli – Rreth 70% e akullit të restoranteve në SHBA përmban më shumë baktere sesa uji i tualetit tuaj. 9. Dyshemeja e restoranteve – 8. Tavolina e Zyrës – përmban 400 herë më shumë baktere sesa WC-ja, me dominimin të virusit të para-influencës. 7. Tastiera – 200 herë më shumë baktere sesa ulësja e WC-së; Rrallëherë pastrohen sidomos nga meshkujt. 6. Telefonat Celularë – 10 herë më shumë baktere sesa ulësja e tualetit, paraqesin rrezik për shkak të mundësisë së kontaktit me gojën. Një njeri nga Uganda pasi kishte vjedhur një telefon ishte infektuar me virusin vdekjeprurës Ebola. 5. Menytë e restoranteve – 100 herë më shumë baktere në menytë e restoranteve krahasuar me tualetet e tyre. Shumica të padëmshme, por, disa mund të shkaktojnë infeksione respiratore. 4. Dërrasat e copëtimit – Produktet e mishit të gjallë kanë nivel të lartë të baktereve fekale. Si rezultat sipas studimeve, në mesatare dërrasat e copëtimit kanë 200 herë më shumë baktere fekale sesa ulëset e tualetit. 3. Furça e dhëmbëve – Për shkak se sot, WC-ja dhe banjoja gjenden në të njëjtën hapësirë, bakteret mund të udhëtojnë dhe shpesh gjenden në furçë të dhëmbëve. 2. Tepihët – Në vendet ku hyhet me të mbathura, shumica e tyre kanë rreth 4000 herë më shumë baktere sesa ulëset e tualetit. 1. Sfungjerët e kuzhinës – 200 mijë herë më të ndotura sesa ulëset e tualetit, me 10 milion baktere për inç në katrorë. Bakteret mund të shkaktojnë virusin e Guillan-Barre i cili mund të shkaktojë paralizën. Referenca: ABC News; BBC; DailyMail; Discovery channel. Burimi: www.islamifejaevertete.com