BallinaAKIDEAkide të ndryshmeDijetarët e fesë dhe shkencëtarët e shkencave të tjera

Dijetarët e fesë dhe shkencëtarët e shkencave të tjera

Dijetarët e fesë dhe shkencëtarët e shkencave të tjera

Shejh Dr Salih el-Feuzan

Pyetja: A janë dijetarët Islam sikurse dijetarët e Mjekësisë apo shkencave të Biologjisë dhe fushave të tjera nga shkencat, të cilat i udhëzojnë ata në shtim të imanit (besimit) në Allahun dhe fuqinë e Tij. A përfshihen këta njerëz nën ajetin: “…Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët…(Fatir: 28) apo jo?

Përgjigjja: Dijetari i Mjekësisë, apo dijetari i Kimisë, apo dijetari në fushën e zbulimeve teknologjike, nëse ai posedon diçka nga dija e Sheriatit (legjislacionit Islam), atëherë, kjo do të jetë mirësi, pa dyshim. Dhe kjo është grumbullim i dy gjërave të dobishme: dijes së legjislacionit të fesë (Sheriatit), dhe dijes me të cilës ai i sjell dobi shoqërisë!

Megjithatë, nëse personi posedon vetëm dije të shkencave të kësaj bote, ai do të merr vetëm dobi materiale prej tyre, dhe nuk do t’i sjell dobi sa i përket frikës ndaj Allahut –të Lartmadhëruar!-. Madje, mund të bëjë që ai të jetë i pakujdesshëm ndaj Allahut. Prandaj, dituria materiale duhet që të drejtohet nga dituria e Sheriatit (dituria e fesë), ashtu që, të mund të përfitohet (në mënyrë të duhur). Nëse jo, atëherë dituria materiale do të bëhet dëmtim.

Referenca: El-Munteka min Fetaua Fadiletish-Shejh, Salih El-Feuzan, vëll. 1, fq. 331-332, pyetja #193

Nga arabishtja: Dr Akil Ualker
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read