BallinaAKIDEAkide të ndryshmeNënçmimi i dijetarëve duke ua hulumtuar gabimet dhe hedhja poshtë e tyre...

Nënçmimi i dijetarëve duke ua hulumtuar gabimet dhe hedhja poshtë e tyre për shkak të kësaj

Nënçmimi i dijetarëve duke ua hulumtuar gabimet dhe hedhja poshtë e tyre për shkak të kësaj

Pyetja: Cila është dispozita e Ligjit Islam sa i përket ndjekjes së gabimeve të dijetarëve, me pretendimin e paralajmërimit nga gabimet e tyre, dhe duke e tërhequr vëmendjen e njerëzve ndaj gabimeve të dijetarëve? Kjo duke e ditur se ky veprim po bëhet nga kërkuesit e dijes (studentët) të cilët po paralajmërojnë njerëzit e rëndomtë; dhe nga ata të cilët po bëhen paralajmërime janë dijetarët fisnik sikurse Es-Sujuti -me pretendimin se ai ka qenë Eshari- dhe shumë të tjerë përveç tij.

Përgjigjja: Dijetarët nuk janë të pagabueshëm ashtu që të mos bien në asnjë gabim. Kjo është sikurse përmendet në hadith: “Nëse gjykatësi bën përpjekje duke përdorur hulumtim të pavarur për të gjetur të vërtetën dhe ia qëllon, atëherë ai merr dy shpërblime (nga Allahu). Dhe nëse ai bën përpjekje duke përdorur hulumtim të pavarur për të gjetur të vërtetën, por gabon, atëherë ai merr një shpërblim.” Kjo nuk ua ul pozitën derisa qëllimi i tyre ishte arritja tek e vërteta. Dhe nuk lejohet që të sulmohen nderet e tyre për shkak të kësaj. Sqarimi i të vërtetës dhe paralajmërimi ndaj gabimit është obligim, kurse krahas kësaj duke respektuar dijetarët dhe duke pranuar pozitën e tyre. Përjashtim do të bënte bidatçiu (risimtari, i cili synon bidatin), apo ai i cili i kundërvihet Akides së saktë (kredos së besimit). Atëherë, ndaj një personi të tillë duhet paralajmëruar nëse akoma është gjallë, dhe librat e tij të cilat përmbajnë gabime refuzohen në mënyrë që injorantët të mos ndikohen nga këto (librat me gabime), veçanërisht nëse ai është thirrës në devijim. Arsyeja këtu qëndron sepse kjo bën pjesë tek çështjet e sqarimit të së vërtetës, dhe të qenit të sinqertë duke këshilluar krijesat e Allahut. Megjithatë, qëllimi prapa kësaj është që të mos nënçmohen individët. Sa i përket dijetarëve të mëdhenj sikurse Es-Sujuti dhe të tjerët nga dijetarët, duhet tërhequr vërejtjen nga gabimet e tyre, por, nga dituria e tyre akoma duhet përfituar. Dhe ata kanë virtyte të cilat ua mbulojnë çfarëdo kishin nga gabimet. Megjithatë, ajo e cila është gabim nuk merret si nga ata, apo nga të tjerët…

Dhe suksesi është nga Allahu, lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi Profetin Muhammed, familjen e tij dhe shokët.

Komisioni i Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Verdikte Fetare


Kryetar: Abdulaziz bin Abdullah bin Baz
Anëtar: Abdulaziz Al Esh-Shejh
Anëtar: Abdullah bin Gudejan
Anëtar: Salih El-Feuzan
Anëtar: Bekr Ebu Zejd

Referenca: Fetaua nga Lexhneh, Vëllimi 12, faqet 98-99.
Nga arabishtja: Dr. Akil Ualker
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read