BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeKam probleme me namazin e jacisë

Kam probleme me namazin e jacisë

Kam probleme me namazin e jacisë

 

Pyetja:

Selam alejkum!
E kam një pyetje. Unë zgjohem në orën katër të mëngjesit për në punë. Po kam probleme me namazin e jacisë. Tani në kohën e verës, sidomos këtu në Zvicër, po falet namazi i jacisë gati në orën 23:00.
A mundem p.sh ta fal namazin në ora 22:00, se jam i lodhur për gjumë.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është shumë problematike çështja për të cilën bëni pyetje, pasi koha e pushimit prej jacisë deri në namaz të sabahut është shumë e shkurtër gjatë verës, jo vetëm në Zvicër, por edhe te ne në Kosovë. Prandaj është e pamjaftueshme që brenda kësaj kohe të pushojë muslimani, posaçërisht nëse duhet të zgjohet herët. Megjithëkëtë, besimtari duhet të bëjë sabër dhe të mbështetet në ndihmën e Allahut të Plotfuqishëm. Falja e namazit të jacisë para kohe nuk lejohet dhe nuk është punë e thjeshtë, që mund të neglizhohet. Falja e jacisë para kohe mund të jetë e lejuar në disa raste specifike, nëse për këtë ekziston ndonjë arsye e domosdoshme, atëherë në këto raste bën të bashkohet jacia dhe të falet në kohën e akshamit.

Prandaj, duke e pasur parasysh këtë, ju themi që ta falni jacinë në kohën e përcaktuar dhe të bëni sabër në këtë, por nëse ndonjëherë e ndieni veten të lodhur shumë dhe nuk po mundeni ta prisni kohën, atëherë inshallah nuk prish punë ta bashkoni jacinë me akshamin dhe të pushoni, por mos e bëni këtë praktikë të vazhdueshme. Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi


28.6.2009

Burimi: klubikulturor.com

www.islamifejaevertete.com

Must Read