BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimMos ia kthe atij që të ofendon ty

Mos ia kthe atij që të ofendon ty

Mos ia kthe atij që të ofendon ty

25- [Transmetohet] nga Ebu Hurejre se një njeri e ofendoi Ebu Bekrin derisa Pejgamberi –lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!- po qëndronte ulur aty; dhe Pejgamberi –lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!- u çudit dhe buzëqeshi. Më pastaj, edhe Ebu Bekri i ktheu me atë të cilën ai i tha, kurse Pejgamberi –lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!- u zemërua, u ngrit dhe u largua nga aty. Ebu Bekri e ndoqi dhe e arriti, dhe i tha: O i Dërguar i Allahut! Kur ai po më ofendonte ti po qëndroje ulur, dhe kur unë ia ktheva pak nga ajo që ai më tha, ti u zemërove dhe u largove. Pejgamberi –lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!- tha:

 

‘Me të vërtetë ti kishe një engjëll i cili po të mbronte ty, pastaj kur ti ia ktheve pak asaj se ai çfarë tha, u afrua Shejtani dhe unë nuk ulem me Shejtanin.’

 

Pastaj, Pejgamberi –lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!- tha:

‘O Ebu Bekër! Janë tri gjëra dhe të tria janë të vërteta: nuk ka rob të Allahut i cili shtypet me ndonjë formë të padrejtësisë, përveç që nëse ai e neglizhon për hir të Allahut –të Madhëruar dhe të Lartësuar!-, atëherë, Allahu do ta nderojë me ndihmën e Tij, për shkak të këtij neglizhimi.

Nuk ka njeri i cili e hap derën e dhënies dhe të ndihmës, duke dëshiruar që me këtë të ketë lidhje të mira, përveç që Allahu do t’ia shtojë atij shumë në këtë.

Dhe nuk ka njeri i cili e hap derën e lypjes dhe kërkon vazhdimisht nga njerëzit, duke dëshiruar që të ketë shumë, përveç që, Allahu ia zvogëlon shumë për shkak të kësaj.’

Referenca: Silsileh es-Sahiha, Nr. 2231

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read