BallinaPraktikaMuslimanii dhe ShoqeriaShpërblimi që merr ai i cili mbron nderin e vëllait të tij

Shpërblimi që merr ai i cili mbron nderin e vëllait të tij

Shpërblimi që merr ai i cili mbron nderin e vëllait të tij

Nga Esma bint Jezid (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush mbron mishin e vëllait të tij nga përgojimi, atëherë, është e drejta e tij nga Allahu që ta lirojë atë nga Zjarri”.

Përmbledhur nga Ahmedi (6/461), Et-Taberani (24/176). Shkalla e hadithit e cilësuar si “Sahih” nga el-Albani.

“Kush mbron mishin e vëllait të tij nga përgojimi,…” Kjo i referohet atij i cili nuk pranon që të hahet mishi i vëllait të tij (të përgojohet), qoftë edhe nëse thuhet e vërteta apo gënjeshtra, në mungesën e vëllait që përgojohet. Në përgjithësi, është obligim refuzimi i përgojimit.

“…atëherë është e drejta e tij nga Allahu që ta lirojë atë nga Zjarri”. Personi e fiton këtë, sepse ai po mbron nderin e vëllait të tij nga degradimi. Është detyrë për personin që nëse dëgjon fjalë diskredituese, që të mbrojë nderin e vëllait të tij. Ai duhet që ta bëjë këtë me gjuhën e tij, dhe nëse nuk ka mundësi, atëherë, me zemrën e tij, duke u larguar nga mjedisi ku po thuhen vlerësimet e pamatura. Ky mjedis konsiderohet vend i ligë.

El-Gazali, ka thënë: “Nuk është e mjaftueshme për personin që t’i drejtohet personit duke e urdhëruar që të heshtë. Madje, është detyrë për të që qartazi të mbrojë mishin e vëllait të tij, sikurse përmendet në hadith”.

Es-San’ani, ka thënë: “Kjo është nga detyrat më të vështira për robin. Dhe se, shumë pak njerëz e përmbushin këtë detyrë, dhe askush nuk është i shpëtuar, përveç atij, i cili u shmanget njerëzve dhe tubimeve të tyre”.

Referenca: Tenvir Sherhul Xhami’ Es-Sagir nga Muhammed ibn Isma’il Es-San’ani (1182H), shtypur nga Darus-Selam, Botimi i I-rë, 1433)

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read