BallinaPraktikaMuslimanii dhe ShoqeriaJo çdo kush është i përshtatshëm që të jetë shoku yt

Jo çdo kush është i përshtatshëm që të jetë shoku yt

Jo çdo kush është i përshtatshëm që të jetë shoku yt

Ibën Kudameh el-Makdisi {Allahu e mëshiroftë!} ka thënë:

“Dije se jo çdokush është i përshtatshëm që të jetë shoku yt. Duhet që ta verifikosh se ky shok i mundshëm të ketë karakteristikat e nevojshme të cilat e bëjnë që shoqërimi me të të jetë diçka e dëshirueshme. Ai të cilën kërkon që ta shoqërosh duhet që t’i ketë pesë karakteristika:
1. Ai duhet që të jetë inteligjent, sepse nuk ka mirësi në shoqërimin e budallait, sepse ai vetëm do të të dëmtojë kur ka nevojë që të të shfrytëzojë. Me inteligjent, kemi për qëllim, atë i cili i kupton gjërat ashtu siç janë, qoftë ai vetë, apo kur t’ia shpjegon dikush.
2. Ai duhet që të ketë sjellje të mira, dhe kjo është detyrë. Personi inteligjent mund që të pushtohet nga zemërimi apo epshet, dhe kështu t’u bindet epsheve. Andaj, nuk ka dobi në shoqërimin e tij.
3. Ai nuk duhet që të jetë fasik (mëkatar i shthurur), sepse një person i tillë nuk ia ka frikën Allahut, dhe ai që nuk ia ka frikën Allahut nuk i besohet.
4. Ai nuk duhet që të jetë bidatxhi, sepse tepria e bidateve të tij duhet që t’i frikësohesh nga të qenit shok me të.
5. Ai nuk duhet që të jetë lakmitar ndaj dunjasë.”

Referenca: ‘Mukhtesar Minhaxh el-Kasidin’ fq.126-132].

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

Must Read