A bën ta mbaj Kuranin në makinë?
Pyetja:
Kam një kopje të Kuranit Fisnik dhe e mbaj në makinën time duke pasur parasysh se është Fjala e Allahut. A bën të veproj kështu?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Nëse kjo kopje (e Kuranit) që ke në makinën tënde është (kasetë, cd, dvd, mp3) që dëgjohet, bën ta mbash dhe ta dëgjosh, bile kjo është një gjë e mirë dhe e kërkuar, duke ditur vlerën e dëgjimit të Kuranit nga dikush tjetër. Kështu vepronte (dëgjonte) Pejgamberi alejhi selam nga Abdullah ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të.
E nëse është kopja e Kuranit Fisnik, libër, vëllim i botuar, që vendoset në makinë për bereqet apo për t’u mbrojtur nga të këqijat, kjo është prej bidateve dhe është e ndaluar. Konsiderohet njësoj si lidhja dhe mbajtja e “hajmalive”. Allahu di më së miri.
Eroll Rexhepi
2.5.2008
Burimi: http://www.klubikulturor.com