BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreArtikull nga Toronto Star: Pak përgjigje për të mbrojtur përdorimin e florureve!

Artikull nga Toronto Star: Pak përgjigje për të mbrojtur përdorimin e florureve!

 

Artikull nga Toronto Star: Pak përgjigje për të mbrojtur përdorimin e florureve!

 

Ky është një tjetër artikull i vjetër lajmesh në the Toronto Star e datës 2 Maj 1999. Nuk është larg dyshimeve se fluorizimi i ujit nuk ka ndonjë mbështetje shkencore. Duke pasur këtë në mendje, përqendrimi tani është në pasta dhëmbësh për shkak të posedimit të lartë të dozave të fluorit. Sasi të konsiderueshme të fluorit gëlltiten nga larja e dhëmbëve.

Disa nga kritikuesit me profil të lartë të fluorizimit të ujit munden që akoma të konsiderojnë se fluori mund të jetë i dobishëm në pasta (në kuptimin e aplikimit lokal topikal por jo gëlltitjes sistemike – e cila ndodh me fluorizimin e ujit). Derisa ka dëshmi për të treguar se floruret në pastë dhëmbësh mund të jenë të një dobie të kufizuar për shëndetin oral – ( floruret vrasin bakteret në gojë, por përsëri, kështu mund të bëjnë edhe njëqind e një gjëra natyrale, gjithashtu!) – më shumë e më shumë hulumtime po vërtetojnë se, dobitë janë të një rëndësie të vogël krahasuar me efektet toksike të florureve mbi biokiminë e trupit. Studime të tjera ngritin dyshime rreth shtrirjes së dobive të proklamuara.

Është vështirë për të menduar për dhëmbë pa karies pa menduar për floruret. Ne që moti jemi thënë se floruret janë të dobishme për neve. I është shtuar sistemit të ujit të pijes së Torontos në mes e viteve 60-të; Shoqata dentare mbështeti shtimin e tij në pasta dhëmbësh. Por, çfarë do të mendojmë kur autoriteti më i lartë pro-fluorit i Kanadasë thotë se ai beson se ne nuk duhet që ta vendosim në trupin tonë?

Dr. Hardy Limeback, biokimist dhe profesor i stomatologjisë pranë Universitetit të Torontos, i deklaroi Sunday Star javën e kaluar se prindërit duhet që të mbajnë fluorin larg nga fëmijët nën moshën tri vjeçare. Ai shtoi se nuk mendon se shtimi i florurve në ujë është e nevojshme dhe se mund të jetë i rrezikshëm.

Ndërrimi i mendjes nga Limeback bazohet në një numër studimesh, të publikuara në revista prestigjioze, që tregojnë ndërlidhje të forta ndërmjet ujit të florizuar, dhe eshtrave dhe dhëmbëve të dobësuar dhe të brishtë (një gjendje mjekësore e quajtur si fluorozë dentale dhe skeletare); kancer, zvogëlim të inteligjencës dhe ADHD- në [Attention Deficit Hyperactivity Disorder], plakjen e hershme, dëmtimin gjenetik; të meta të lindjes; çrregullime auto-imune; dhe më shumë.

Limeback nuk është eksperti i parë i florureve që inspekton dëshmitë dhe që tërhiqet[nga mendimet e mëhershme]. Në vitin 1980, Dr. John Colquhoun, zyrtar kryesor i Aucklandit, Zelandë e re, ekzaminoi regjistrat dentare për të ndihmuar promovimin e fluorizimit. Për habinë e tij, ai gjeri gabime dhe statistika të trilluara – por, asnjë përparësi të fluorizimit. Ai, përfundimisht bëri fushatë kundër florureve.

Më 1973, Dr. Richard Foulkes, ish-këshilltarë i ministrit të Shëndetësisë në British Columbia, rekomandoi fluorizimin e detyrueshëm. Nuk ndodhi kurrë, por, rreth 20 vjet më vonë, ai ekzaminoi regjistrat dentare dhe zbuloi se dhëmbët e fëmijëve nga zona pa fluorizim ishin po aq të shëndetshëm sa të fëmijëve ku fluori ishte shtuar në ujë.

Sot, Foulkes, thotë:

“Truri i fëmijës është i prekshëm nga dëmtimi prej fluroreve bile edhe para lindjes së tij dhe rezultati mund të jetë IQ e zvogëluar… Fluori nga uji i pijshëm mund që të reagojnë me aluminin, dhe të shkaktojë sëmundjen e Alz’heimerit.”

Mbi 1, 100 shkencëtarë pranë Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit dënuan fluorizimin përderisa PUNËDHËNËSI  TYRE, EPA-ja, vazhdoi që ta mbështeste. Ish-punëtori i EPA-së, shkencëtari Dr. Robert Caxton, duke folur për CBC TVs Marketplace më 1992, e quajti fluorizimin

rasti më i madh i mashtrimit shkencor i këtij shekulli [20-të], nëse jo i të gjitha kohërave.”

Shumë pak shtete përdorin fluorizimin[1]. Disa, sikurse Suedia, Danimarka dhe Holanda, kanë ndaluar fluorizimin me ligj. Vancouveri and Montreali asnjëherë nuk pranuan fluorizimin. (Hulumtimi i Limeback’s tregon se Torontianët kanë grumbullim dy herë më të lartë të fluorit në eshtrat e tyre krahasuar me Montrealasit.)

Pra, pse ne ende mbajmë mendimin se fluori nuk është i dëmshëm, por bile i dobishëm për ne?

Shumica nga zyrtarët publik shëndetësorë dhe organizatat dentare – duke përfshirë edhe ato të cilat paguhen për të mbështetur produktet me florure – asnjëherë nuk kanë pranuar studimet të cilat fajësojnë floruret dhe duken të qëndrojnë të prerë madje edhe pas ndryshimit të qëndrimit nga Limeback. (Ai punonte si këshilltari kryesor për Shoqatën Kanadeze Dentare.) CDA-ja, Shoqata Dentare e Ontarios (ODA), Shoqëria Amerikane e Mjekësisë (CMA), dhe Shëndetësia kanadeze ende mbështesin fluorizimin.

Përse? Në njëfarë mënyre, nuk është ende e qartë tërësisht.

Pa e adresuar ndryshimin e qëndrimit të Limeback, ODA i tha dentistëve në një njoftim javën e kaluar se, “asnjë pohim kundër përfitimeve dhe sigurisë së fluorizimin nuk është provuar nga konsensusi shkencor.” Kjo mund të jetë e vërtetë, por, kritikët thonë se gati asnjë çështje shkencore nuk është zgjedhur unanimisht por duke u bazuar në mbizotërimin e dëshmive.

Një zëdhënëse pranë ODA-së tha këtë javë se “faktet janë të qarta, fluorizimi komunal i ujit është sigurt dhe tepër i dobishëm.”

Por, kur e pyetur që të citonte ndonjë hulumtim i cili mbronte këtë, zëdhënësja tha “Ju duhet që të thërrisni ‘shëndetësinë Kanadeze’ … ne marrim të gjitha informatat nga ata.”

Health Canada tha “Unë seriozisht dyshoj se të gjitha informatat kanë ardhur nga ne.” Megjithatë, ODA ka thënë, se nuk kryen hulumtime të fluorizimit vetë (e as shëndetësia kanadeze e as CDA). ODA-ja bile as nuk inspekton hulumtimet e udhëhequra nga të tjerët.

Kur fluroret u konsideruan të jenë si shtesë, një numër studimesh ishin kryer që dukeshin të sugjeronin disa përfitime. Por, që nga atëherë, të dhënat janë rishikuar disa herë dhe janë gjetur të jenë të mangëta.

Kritikuesi i njohur i florureve dhe biokimisti Dr. John Yiamouyiannis është i hapur:

“Rezultatet e hershme (shkencore) kanë qenë të parakohshme dhe tërësisht të keqinterpretuara.”

Yiamouyiannis beson se:

“Ekspertët e zellshëm nuk kanë qenë të interesuar në studime të numërta që lidhin floruret me rreziqe serioze të shëndetit pasi që kishin vendosur.

Sot, zyrtarët shëndetësor dhe dentar gjithmonë klasifikojnë sigurinë e florureve me frazën “në nivele optimale,” “Problemi është se, e vetmja sasi e sigurt ose optimale është aspakja,” thotë Yiamouyiannis. “Përderisa askush nuk do të vdes nga prija e një gote ujë rubineti të Torontos, sikurse askush nuk do të vdes nga prija e vetëm një cigareje, janë efektet afatgjata të florureve … gotë pas gote[LARJE PAS LARJE E DHËMBËVE] … e cila paguan taksen e vet në shëndetin human.”

Limeback, i cili ende beson se floruret janë të dobishme në pastë të dhëmbëve, pajtohet, dhe tregon se ne marrim floruret nga gati çdo gjë që pimë dhe shumicën se çfarë hamë.

Nëse akoma jeni të shqetësuar rreth konsumimit të florureve, një mënyrë për t’ia prerë rrugën është duke blerë ujë të distiluar për prije dhe gatim, apo duke blerë një njësi të duhur për distilim, një sistem me osmozë të kundërt(reverse) ose një dejonizues. Filtrat e zakonshme nuk mund ta largojnë atë.


Përktheu:M.M.

Burimi në anglisht: www.healthymuslim.com

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 



[1] As shtetet tona shqiptare nuk përdorin fluorizimin e ujit. Ajo çfarë do të duhet të na shqetësonin neve janë pastat e dhëmbëve që përmbajnë fluor!

Must Read