BallinaTEZKIJEThirrje për përmirësimArsyeja e dënimeve, dështimeve dhe fatkeqësive në tokë

Arsyeja e dënimeve, dështimeve dhe fatkeqësive në tokë

 

Arsyeja e dënimeve, dështimeve dhe fatkeqësive në tokë

 

Ka thënë Shejhul Islam, Ebul Ferexh, Abdurrahman ibën Ali Ibën Muhamed ibën Ali Ibën Xhafer, Ibën el-Xheuzi el-Bagdadi:

 

Më erdhi një mendim rreth fatkeqësive që i vijnë Botës, për hallet e mëdha të cilat arrijnë deri në skajin më të lartë të vështirësisë. Thashë me vete:” Larg të metave qoftë Allahu! Ai është më bujari dhe bujaria të imponon tolerancën dhe faljen.”

 

Por, ku qëndron arsyeja e këtij dënimi?

 

U mendova dhe vura se shumë prej njerëzve ngjajnë asgjënë në ekzistencën e tyre, as nuk mundohen për argumentet e njësimit të Allahut, as nuk i hedhin një sy urdhëresave dhe ndalesave të tij, madje tërhiqen pas zakoneve të tyre, porsi kafshët. Nëse legjislacioni Islam përkon me dëshirat e tyre e pranojnë atë, e nëse jo i mëshojnë distancimit të tyre. Kur fitojnë ndonjë dinar, nuk duan t’ia dinë, a është prej hallalli apo prej harami. Kur falja ju vjen për lehtë, falen, e kur iu vjen si rëndë, e lënë.

 

Mes tyre do të gjesh edhe prej atyre të cilët bëjnë duel me gjynahet e mëdha edhe pse i njohin të ndaluarat. Ndodh që ndonjë dijetari prej tyre i forcohet dija, por i fryhen gjynahet.

 

Pas gjithë kësaj, mësova se dënimet dhe fatkeqësitë –  edhe nëse janë të mëdha – qëndrojnë më poshtë se krimet e tyre. Nëse një dënim vjen për të fshirë një gjynah, ai që kërkon ndihmë thërret:” O, po kjo, për ç’faj më erdhi?! Por, ai harron për ato që i kanë ndodhur, nga disa prej të cilave dridhet edhe toka. Një i moshuar mund edhe të përçmohet kur të plaket, aq sa zemrat e mëshirojnë, por, ai nuk e di se kjo i ndodh ngaqë ka neglizhuar të drejtën e Allahut të lartësuar kur ishte i ri. Pra, nëse e sheh dikë që dënohet, dije se dënimi është prej gjynaheve.

 

Referenca: Abdurrahman Ibën Xheuzi, “Gjuetia e Meditimeve”, fq.  32-33.

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read