BallinaARTIKUJTema dhe ArtikujEDHE KËTO PYETJE PARASHTROHEN

EDHE KËTO PYETJE PARASHTROHEN

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

EDHE KËTO PYETJE PARASHTROHEN!!
Këto pyetje i janë parashtruar dijetarit Dr. Abdullah Mutllak, Allahu e ruajt, nëpërmjet telefonit në disa emisone të drejtpërdrejta:
– Dëgjuesi i parë:
Dëgjuesi: A lejohet të hy në tualet me celular ku në të gjendet i ruajtur Kurani?
Dijetari: Po, lejohet!
Dëgjuesi: O shejh, në të ka të ruajtur Kuran?!
Dijetari: Nuk është problem. A nuk është i ruajtur Kurani në kartelën e celularit?!
Dëgjuesi: Po, mirëpo ky është Kuran, o shejh?!
Dijetari filloi t’i humb nervat dhe i thotë: Ti a di diçka nga Kurani përmendësh?
Dëgjuesi: Po, i di katër xhuza!
Dijetari: Mirë, ti kur hyn në tualet, a e len trurin tënd jashtë tualetit!
– Dëgjuesi i dytë:
Dëgjuesi: Shejh, a lejohet ngrënia e pinguinit?!
Dijetari: Nëse e takon, haje!!
– Dëgjuesi i tretë:
Dëgjuesi: Nëse jam në një mal dhe përpara më del një luan .. a ta vazhdoj namazin apo ta ndërpres??
Dijetari: Nëse mundesh me mbajt abdesin, vazhdoje namazin !
– Dëgjuesi i katërt:
Dëgjuesi: Lajmërohet një grua dhe e pyet shejhun një pyetje, dhe pasi që shejhu i përgjigjet, motra i thotë:
O shejh, bën dua për mua që Allahu të ma mundëson të martohem me shejh Muhamed Arifin, Allahu e ruajt!!
Shejhu i përgjigjet me shpejtësi të madhe, ashtu siç edhe njihet shejhu, Allahu e ruajt: Ti a e pëlqen shejhun, për ka bukuria e tij apo për ka dituria e tij?!
Motra iu përgjigj: Për ka dituria e tij, shejh!
Shejhu iu përgjigj: Atëherë për ty më mirë kishte qenë të lutem që Allahu të marton me shejh Salih Sedlan, ky është më i ditur se sa Muhamed Arifi. (Shejh Salih Sedlan është i moshuar dhe i shtyrë në moshë dhe një ndër dijetarët e mëdhenj).
Udhëheqësi i emisionit nuk mundi ta mban veten nga të qeshurit.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Must Read