BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreKrahë që rrahin 500 në sekondë

Krahë që rrahin 500 në sekondë

 

Krahë që rrahin 500 në sekondë

 

Mushkonja i lëviz krahët e saj me një shpejtësi prej 500 herë-sh në sekondë. Ndërkohë që qeniet njerëzore arrijnë t’i lëvizin krahët e tyre në një shtrirje mjaft të kufizuar në po të njëjtën kohë. Nëse shkencëtarët do të mund të ndërtonin një mekanizëm të tillë të fuqishëm, ai nuk do të mund të rezistonte pasi do të digjej nga shpejtesia e madhe dhe forca e fërkimit. Megjithate një mushkonjë arrin ta realizojë mjaft mirë këtë veprim gjatë gjithë jetës së saj, duke fluturuar me shpejtësi në drejtime të ndryshme dhe për sa kohë që ajo dëshiron. Duke i shtuar këtu edhe aftësitë shumë të mira të manovrimit dhe zbritjes.
 
Me qëllim që ta realizojë një funksion të tillë, pra të levizë në shpejtësi të tilla, një mushkonjë kërkon, sasi të mëdha oksigjeni. Për këtë arsye ajo është e pajisur me një sistem shumë të mirë frymëmarje. Kështu përmes ketij proçesi, oksigjeni kalon shumë shpejt në ç’do qelizë të trupit. Duke qenë se ky kalim është i lidhur drejtpërdrejtë me ajrin që vjen nga jashtë, qelizat që e realizojnë këtë funksion shkëmbejnë oksigjenin pa patur nevojë për ndonjë substancë tjetër të ndërmjetme.Rezultati? – Mushkonja nuk lodhet kurrë.
 

Krijimi i krahëve të tillë në një krijesë, që nuk është më shumë se 1cm (o.4 inç) dhe i një sistemi të tillë frymëmarje nuk është veçse shpalosje e artit Krijues të Allahut.Asnjë rastësi nuk mund të jetë shkaku i krijimit të një mekanizmi të tillë perfekt në një gjallesë kaq komplekse duke realizuar kështu në mënyrë të përkryer krahë që mund të rrahin njëkohësisht deri në, 500 herë në sekondë. Një krijesë e tillë e magjepsëse dhe krahët e saj të përsosur nuk munden kurrsesi të vijnë në ekzistence, nga rastësia, por vetëm nga domosdoshmëria, pra Krijimi:

“Ta keni të ditur se gjithçka që është një qiej e në tokë janë në pushtetin e All-llahut (pra, edhe idhujtarët). E ata, që pos All-llahut adhurojnë, në të vërtetë nuk janë kah pasojnë zota, ata nuk janë kah pasojnë tjetër pos supozimeve dhe nuk janë tjetër vetëm se gënjejnë ” (Sureja Junus, 66)

Must Read