Mrekullia në fluturën Morpho
Kush e shikon këtë flutur mahnitet nga ngjyrat e bukur e kaltër. Ky lloj i fluturave i përket gjinisë Morpho me rreth 80 specie, me origjinë nga Amerika Jugore. Ajo që është më e mahnitshme është ajo se nga vie ngjyra e kaltër e krahëve të saj?! Dikush mund të thotë si rezultat i ndonjë pigmenti në trupin e saj. Në fakt, jo. Nëse të njëjtën flutur e vendosim drejt e në rreze të diellit, ngjyra e kaltër nuk shihet. S’ka as pigment e as asgjë.
E tërë që është se kjo flutur është e krijuar nga disa vrima në shtresa të ndryshme në krahët e saj, që mund të vëzhgohen mikroskopikisht.
Kur drita bie mbi flutur ajo kalon nëpër shtresa të ndryshme, duke u reflektuar dhe interferuar, që varet nga gjatësia valore dhe këndi i rënies, që në fund prodhon këtë ngjyrë të kaltër. Ky fenomen optik njihet si Iridescence(ylbertësi).
Ky fenomen tani po përdoret në inxhinieri. I njëjti fenomen vërehet edhe tek fluskat e sapunit, apo edhe tek pjesa e brendshme e CD-së, ku ngjyra e tyre ndryshon varësisht nga këndi i të shikuarit…
I madhëruar qoftë Ai i cili jo rastësisht e krijoi!
Për më tepër: http://en.wikipedia.org/wiki/Iridescence
http://en.wikipedia.org/wiki/Morpho
Burimi: www.islamifejaevertete.com