Xhaxhai im është i moshuar.
Ka djem të cilët nuk e falin namazin, por edhe më e çuditshme se as ai vet kurrë nuk është falur dhe nuk e di rrugën për në xhami. Madje, edhe tallet me namazlinjtë dhe vepërmirët.
Erdhi sot tek unë dhe i thashë:
Xhaxha, a ke dëgjuar për tregimin e atij që ikte nga luani?
Jo mu përgjigj. Mirë, i thashë, dhe fillova t’ia rrëfej tregimin: Ka qenë një djalosh i ri, i cili shëtitej në pyll kur për një moment dëgjoi një zë. Ktheu kokën të shihte kur ja një luan trupmadh i vinte pas për ta shqyer. Filloi të vraponte ndërsa luani e ndiqte duke hungëruar. E kur luani iu afrua, djaloshi pa një pus të vjetër, në të cilin kërceu. Mbahej për litarit të kovës, me të cilën nxirret uji. Dridhej i tëri. Sa u ndalën hungërimet e luanit, ai filloi të merrte frymë lirshëm. Por, qetësinë e tij e prishi shushurima e një gjarpri. Dhe, në ndërkohë që mundohej të shpëtonte nga luani dhe gjarpri, u befasua nga dy minj, njëri i zi dhe tjetri i bardhë, të cilët e brenin litarin me dhëmbët e tyre dhe gati sa nuk e këputën fare. Djaloshi filloi ta lëvizte litarin andej e këndej me shpresën se do të iknin minjtë, por pa dobi. Litari ishte pothuajse para këputjes ndërsa për çudi -o xhaxhai im- se ky djaloshi i ri gjeti litarin të lyer me mjaltë, të cilën filloi ta lëpinte shijonte nga litari. I pëlqeu shumë mjalti aq sa harroi minjtë, gjarprin dhe luanin. Çfarë qenka puna me këtë njeri të marrë –më ndërpreu duke më pyetur me habi xhaxhai: litari do të këputet ndërsa ai shijon lezetin e mjaltës?!
I thashë xhaxhait (ndërsa ia shpjegoja tregimin):
- Djaloshi je ti,
- luani është vdekja, e cila të ndjek pas siç na ndjek,
- gjarpri është varri, i cili na pret dhe prej të cilit nuk mund të ikim,
- minjtë janë dita dhe nata, të cilat e brejnë litarin e jetës sate derisa të mbaron,
- mjalti është dynjaja dhe kënaqësitë e saja, me të cilat të ka bërë të harrosh se të pret vdekja dhe llogaria.
U ngrit xhaxhai im dhe shkoi.
Të nesërmen e takova prapë ndërsa nga fytyra që i shndriste kuptova se besimi kishte përqafuar shpirtin e tij. Erdhi në xhami bashkë me djemtë e tij ndërsa filloi të angazhohej me punë të hajrit, duke na e kaluar të gjithëve.
O Allah! Na begato me jetë të gjatë dhe vepra të mira!
Burimi:
Hoxhë Sedat Islami
sedatislami.com
Përshtatur nga:
E semi’te ani-rr-rrexhuli el-ledhi ferr-rre min-el-esed
|