BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunSi mendon të të falen mëkatet kur namazin nuk e fal?!

Si mendon të të falen mëkatet kur namazin nuk e fal?!

Si mendon të të shlyhen mëkatet kur namazin nuk e fal?!

AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë: “Dhe fale namazin! Vërtet që namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (Kurani, 29:45)

THËNIE PROFETIKE
I Dërguari i Allahut, Muhamedi صلى الله عليه وسلم ,shokëve të vet u kishte thënë: “Çka mendoni, sikur para derës së ndonjërit prej jush të ishte një lumë, ku ai do të lahej pesë herë në ditë, a do t’i mbetej ndonjë ndyrësi në trup?” Ata thanë: “Nuk do të mbetej as edhe një ndyrësi e vetme.” Atëherë i Dërguari صلى الله عليه وسلم u tha: “Kjo u shëmbëllen pesë kohëve të namazit, me të cilat Allahu i pastron mëkatet.” [E SHËNOJNË BUHARIU DHE MUSLIMI.]

URTËSI
Ibn Xhuzeji ka thënë: “Nëse njeriu është i përulur në namaz dhe kujton madhështinë e Atij para të Cilit është duke qëndruar, kjo bën që ai të pendohet nga punët e ndyra e të shëmtuara. Rrjedhimisht, namazi e ndalon atë nga veprat e këqija.”

DILEMË
E si të falem, kur jam gjynahqar (!)
Nëse pendohesh dhe e fal namazin, Allahu do të t’i shlyejë të gjitha mëkatet, por, nëse vazhdon të mos falesh, gjynahet e tua do të të mbulojnë të tërin.

KËSHILLË
Vallë, ende mendon se një ditë do të të shlyhen mëkatet, ndërkohë vazhdon të mos falesh?!

Burimi:
Libri “Për ty që (s’)falesh”
Autor: Jusuf Hilmi Kastrati
Boton: Shembulli

Must Read