BallinaSpikasimDiapazoni i gjërë

Diapazoni i gjërë

Diapazoni i gjërë

Prej dhuratave të All-llahut që ia jep njeriut është edhe diapazoni i gjerë dhe vrojtimi i thellë, gjë që i mundëson atij të shetisë me mendimet e veta në gjerësitë e mëdha të mendimeve. Pastaj, All-llahu i jep edhe largpamësi që i mundëson të depërtojë në thellësitë e të vërtetës dhe në dimenzionet e saj, që gjërat t’i përcaktojë saktësisht dhe t’i vendojë në vendin e vet. Gjërat që i mundësojnë njeriut të ketë diapazon të gjerë janë:
1. Kujdesi intenziv për të nxënë dituri dhe marrja e saj nga dijetarët e sinqertë dhe të thelluar në dituri, i përcjellë me durim gjatë hulumtimit të çështjeve në vende të ndryshme. Të kujdeset që secilën shkencë ta merr nga baza e saj që t’i plotësohen dhe ngërthehen dituritë. Dituria është shtylla kryesore që e ndërton mendjen njerëzore dhe bën që ajo të ecë në rrugë të drejtë. A nuk shihni se injoranti jeton në errësirë, për ç’gjë nuk e sheh as rrugën e vet, kështu që nëse gjatë rrugës i del ndonjë pengesë, ai nuk mundet të largohet prej saj! Kurse, dijetarit dhe të urtit, All-llahu ia hapë dyert e njohjes, gjë që u mundëson të shohin dimenzione të gjera të cilat nuk mund t’i shohin të tjerët.
2. Llojllojshmëria e kulturës së tij dhe leximi në lëmi të ndryshme. Psh.: Një njeri i specializuar në lëmi fetare, nuk duhet të kufizohet vetëm në kufijtë e kësaj lëmie, por interesimi i tij duhet të kaplojë edhe lëmitë e letërsisë, shkencave shoqërore, etj. Pra, ai duhet të shetisë në kopshtet e diturisë dhe të menduarit dhe të thithë nektarin e luleve të ndryshme dhe të llojllojshme. Kjo vlen edhe për ata që janë të specializuar në lëmi tjera.
3. Bisedimi dhe ulja e shpeshtë me dijetarë dhe mendimtarë. Bisedat serioze shkencore njeriut ia hapin horizontin e përceptimit dhe i mundësojnë t’i kuptojë disa gjëra të cilat assesi nuk do të mundnin t’i kuptojmë pa to. Omer ibën Abdul-Azizi [rahimehull-llah] më herët ka thënë: “Unë vërejta se biseda me burrat shkakton sprehje të mendjeve”, kurse Zuhriu [rahimehull-llah] thotë: “Dituria është thesar i mbyllur, kurse pyetja është çelësi i tij”. Ndërsa Ejub Sihtijaniu [rahimehull-llah] thotë: “Ti nuk mund të dishë gabimin e mësuesit tënd, pa ndejtur me ndonjë dijetar tjetër”. Andaj, selefet i nxitnin talebet e tyre që të udhëtojnë dhe të shtegtojnë për t’u takuar me dijetarë të ndryshëm, dhe për të fituar lloj-lloj diturishë dhe njohurishë. Në këtë kontekst Ibën Halduni thotë: “Nga numri i madh i hoxhallarëve tu, varet arritja e diturive dhe thellësia e tyre”.
4. Kujdesi i tij për të medituar, menduar thellë, për të vëzhguar, mprehtësia e mendjes dhe aktivizimi i saj gjatë studimit dhe analizave të çështjeve dhe problemeve. Mendimi i gjallë dhe produktiv është mendimi i cili është i gjallë dhe aktiv, i cili nuk mërzitet dhe pasivizohet, e as që ndonjëherë dëshprohet. Të menduarit e shpeshtë ta zhvillon edhe përvetësimin (meleke). Studimi i zellshëm të jep përvetësim dhe shkakton që të keshë formë të thelluar të diturisë dhe përvetësim të pandryshuar. Ashtu si mendimi i sistemuar dhe i analizuar mirë që e ndërton mendjen dhe shkakton që ajo të ecë në rrugë të drejtë, ashtu kaotizmi dhe mosrenditja e mendimit e shpërndan mendjen dhe e dobëson ambicjen. Njeriu i cili nuk mendon ose mendon në mënyrë kaotike, ai është njeri pasiv dhe nuk mund t’u jep pasqyrë të vërtetë çështjeve, e madje në disa raste mendimi i tij e dërgon në lajthitje dhe huti.
5. Shfletimi i përvojave dhe provave të njerëzve në të kaluarën dhe të tashmen, duke u munduar që maksimalisht t’i deponon në mendjen e tij, që të ketë mundësi t’i futë në shërbim shembullor në momentin kur i nevojiten. Tekefundit, urtësia është gjë e humbur e besimtarit, andaj ai ku e gjen e merr.
6. Çlirimi nga të gjitha llojet dhe format e imitimit të verbër. Ai atë që mundet duhet ta fitojë prej mësuesve dhe hoxhallarëve të vet, e pastaj duke u nisur nga mendimi i tij i lirë, duhet të kërkon rrugët e ndryshme me logjikë të shëndoshë dhe të pjekur, edhe pse këtë mundësi nuk e kanë të gjithë njerëzit. Pra, mendimtarët janë xehe me vlerë dhe të rralla. Ata kanë mundësi të udhëheqin ummetin, kurse populli i thjeshtë janë si bagëtia, pasues i secilit zhurmëbërës. Mirëpo, mes këtyre dhe atyre gjindet një grup njerëzish, ata që prej secilit grup marrin nga pak. El-Bejan, nr. 140

Burimi:
albislam.com
Ahmed ibën Abdurahman Es-Suvejjan,

Must Read