BallinaSpikasimDisa fjalë mbi Kurbanin

Disa fjalë mbi Kurbanin

Kurbani

Kurbani, me kuptim të sakrificës për hire të Allahut, siç na mëson Kur’ani, është një rit që daton shumë moti, madje qysh nga fillet e para të jetës njerëzore. Në lidhje me dy bijtë e Ademit, alejhi’s selam, Kabilin dhe Habilin, Allahu rrëfen se njërit ia kishte pranuar kurbanin ndërsa tjetrit jo. Thotë Allahu:
“وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ ابْنَيْ آدَمَ بِالْحَقِّ إِذْ قَرَّبَا قُرْبَاناً فَتُقُبِّلَ مِنْ أَحَدِهِمَا وَلَمْ يُتَقَبَّلْ مِنَ الْآخَرِ قَالَ لَأَقْتُلَنَّكَ قَالَ إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e të tjerëve) ngjarjen e vërtetë të dy djemve të Ademit, kur të dy flijuan kurbanë, nga të cilët njërit iu pranua. Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys ty” (Kabili i tha Habilit). E ai (që iu pranua) tha: “All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve”. ([33])
Kabili, nga mëria dhe smira që kishte për vëllanë, e mbyti…
Tregimi i kurbanit vazhdon nëpër etapat historike derisa arrin në kohën e Ibrahimit, alejhi’s selam prej kur edhe merr formën përfundimtare që e ka sot e do ta ketë deri në amshim. Ajetet kur’anore përkitazi me këtë i cituam pak më lartë.
Ajo që neve na intereson këtu, në ligjëratën tonë, janë dy gjëra:
Kurbani, si adhurim, duhet të theret vetëm për Allahun siç duhet te kryhet edhe çdo adhurim tjetër. Thotë Allahu:
“قُلْ إِنَّ صَلاَتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Thuaj: “Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve”. ([el-En’am, 162])
Kurbani, si rit fetar, në vete a ngërthen ndonjë urtësi apo është vrazhdësi dhe pashpirtës ndaj botës shtazarake? Këtë e themi për arsye se në media ndonjëherë të rastis të dëgjosh e lexosh edhe për pamëshirën e muslimanëve ndaj kafshëve ku gjatë sezones së haxhit theren qindra mijëra kafshë për kurbana, gjë që me mentalitetin modern nuk përshtatet.
Po ta shikosh mendimin e tyre, sipërfaqësisht, të duket shumë human. Paska njerëz që vuajtkan për gjendjen e botës shtazarake por kur të ndalesh dhe të shikosh raportet e tyre me botën njerëzore, ndalesh dhe hutohesh, e pas pak bindesh se këta, më shumë qenkan shtazarak se sa njerëzor. Po, e kam fjalën pikërisht për ata që nuk ndiejnë dhimbje për vdekjen nga uria e mijëra njerëzve gjatë viti, për ata që vetëm në Irak, që nga pushtimi i tij në vitin 2003, kanë vrarë afër 1 milionë njerëz të pafajshëm ([http://www.alb- net.com/pipermai l/art-cafe/ Week-of-Mon- 20070507/ 016344.html]), për ata që djegin e masakrojnë botën njerëzore. Vërtet çudi!

Burimi:
sedatislami.com
https://sedatislami.wordpress.com

Must Read