BallinaSpikasimSolidarizimi për festen e Kurban Bajramit

Solidarizimi për festen e Kurban Bajramit

Solidarizimi

Nuk mund ta ketë domethënien e vet bajrami nëse tërë shoqëria nuk ndihen të lumtur. Shoqëria jonë kosovare ka mungesë për çdo gjë. E dini se sot në Kosove ka familje të varfra më shumë se kurrë më parë. Ka shumë familje që sot kanë zemrat me plagë e lëndime. Kanë humbur më të dashurit e tyre ndërsa jetimët kanë përreth dhe vetëm me 50 euro duhet të mendojnë për bukë, dru e edhe për bajram. Andaj lehtësoni gjendjen e tyre materiale dhe luteni Allahun që tua lehtësoje edhe gjendjen e tyre shpirtërore. Të mirat e këtyre ndihmave, që sado solide të jenë, janë të shumta. Bëhuni prej atyre që edhe pse e duan pasurinë, të cilën e kanë fituar me mund dhe djersë, megjithatë për Allahun e japin pa hezitim, pa përtesë dhe me dashuri. Allahu në lidhje me ta thotë:
“وَيُطْعِمُونَ الطَّعَامَ عَلَى حُبِّهِ مِسْكِينًا وَيَتِيمًا وَأَسِيرًا (8) إِنَّمَا نُطْعِمُكُمْ لِوَجْهِ اللَّهِ لَا نُرِيدُ مِنْكُمْ جَزَاءً وَلَا شُكُورًا (9) إِنَّا نَخَافُ مِنْ رَبِّنَا يَوْمًا عَبُوسًا قَمْطَرِيرًا
8. Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. 9. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të All-llahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. 10. Ne i frikësohemi (dënimit të) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë e vështirë”. ([el-Insan, 8-10])
Fqiu yt, qytetari yt, rrethi yt, kanë të drejtë që ti të përkujdesesh për ta. Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aisheja r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë:
“Vazhdimisht më porositë Xhibrili për fqinjin, saqë kam menduar se edhe do t’i jep të drejtë në trashëgimi”. ([Muttefekun alejhi])
Mu për këtë, transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thënë:
“Më ka thënë i Dër­guari i All-llahut s.a.v.s.: “O Ebu Dherr, kur të ziesh çorbë, shto në të ujë dhe kujdesu për fqinjin”. ([Muslimi])
Në një transmetim tjetër, po ashtu nga Ebu Dherri, thuhet: “Vërtet, miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më ka porositur: “Kur të ziesh çorbë, shtoja pak ujin, e pastaj shikoi familjet e fqinjve dhe ndaj një pjesë prej saj”.

Burimi:
sedatislami.com
https://sedatislami.wordpress.com

Must Read