Vizita e të sëmurit

 

Vizita e të sëmurit

Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Obligimet e myslimanit ndaj myslimanit janë:

– kthimi i selamit,

– vizita e të sëmurit,

– përcjellja e xhenazes,

– përgjigja e ftesës së gostisë,

– lutja thënë atij që teshtijnë. (Buhariu dhe Muslimi).


Vlera e vizitës së të sëmurit

1- Vizituesi i fiton frytet e xhenetit deri sa të kthehet nga vizita.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Myslimani vazhdon të jetë në hurfet e xhennetit deri sa të kthehet nga vizita e të sëmurit. I thane: çka janë hurfet? Tha: frytet e xhenetit”. (Muslimi).

2- Luten për te shtatëdhjetë mijë melaqe.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Për çdo mysliman që viziton një mysliman të sëmurë në mëngjes luten shtatëdhjetë mijë melaqe deri në mbrëmje, e nëse e viziton në mbrëmje, luten për te deri në mëngjes dhe fiton një vjeshtë në xhenet”. (Tirmidhiu. Hadithi është autentik).


Edukata e vizitës së të sëmurit

1- Nxitimi në vizitë dhe mos prolongimi.

2- Vizita të jetë e lehtë.

3- Ti dërgohet dhuratë.

4- Të bëhet lutje për te, sikurse bënte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili lutej shtatë here me lutjen:

 “E lus Allahun e Madh, Zotin e Arshit të Madh që të shëron”.

Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“Kush shkon për të vizituar një të sëmurë, të cilit nuk i ka ardhur exheli e thotë tek ai shtatë here:

 “E lus Allahun e Madh, Zotin e Arshit të Madh që të shëron”. Sigurisht se Allahu ka për ta shëruar”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është autentik).

5- Është e pëlqyeshme fetarisht që njeriu që shkon për ta vizituar një të sëmurë t’i qëndron te koka dhe t’i jep gajret e ta qetëson me fjalë të mirë dhe të këndshme, duke i uruar shërim dhe jetëgjatësi. Kjo vepër ia ngrit moralin dhe e forcon shpirtërisht.

6- Është mirë që vizituesi të kërkon lutje prej të sëmurit, sepse lutja të cilën e bën i sëmuri për vizituesin i ngjan lutjes së melaqeve.


Gjurmët që i le vizita e të sëmurit

1. E gëzon të sëmurin dhe e bën të ndien se akoma ka njerëz të mirë, njerëz besnik dhe ithtar të vërtetë të Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

2. I bëhet me dije të sëmurit dhe familjes së tij se ka njerëz që e dojnë dhe interesohen për te, për sëmundjen dhe dhimbjen e tij. Kjo gjë e shton besimin ndër njerëz dhe i qetëson zemrat.

3. Përforcim i lidhjeve shoqërore dhe dashurisë mes vizituesve dhe të sëmurit.

4. Homogjenizim edhe më të madh të shoqërisë dhe shndërrimi i tyre në një trup, të cilit kur i dhemb një pjesë i tërë trupi i tij rënkon nga dhimbja dhe pagjumësia.

5. Manifestimi i bukurisë së fesë Islame dhe madhështisë së moralit të Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili kujdesej me të madhe për obligimet mes myslimanëve. Gjë e cila mund të realizohet vetëm me sjellje konkrete dhe praktike.

6. Vizituesi e ndien se ka kryer një obligim prej obligimeve ndaj myslimanëve, gjë e cila e bën të qetë dhe të rehatshëm.

7. Vizituesi e kupton rëndësinë e shëndetit dhe se kjo është një begati e madhe të cilën ia ka dhënë Allahu dhe të cilën ia ka marrë të sëmurit. Kjo gjë e ndihmon vizituesin për të aktivizuar adhurimin e falënderimit për begatitë që ia ka dhënë, e të cilat janë pa numër.

8. Zemrat e myslimanëve shërohen nga mëria dhe inati, gjëra të cilat i shkakton mos realizimi i obligimeve që i kemi ndaj myslimanëve.


Bekir Halimi

Referenca: http://islam.mk/index.php?news=3149

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read