Kujtojeni pronarin e Regifes – copës së bukës –
E kam dëgjuar këtë tregim nga Shejh Ebu Is’hak Huvejni, Allahu e ruajtë, në një video të tij në youtube:
Transmetohet nga Ebu Burdete se ka thënë: Para vdekjes Ebu Musa Eshari – Allahu qoftë i kënaqur me të- u ka thënë fëmijëve te tij kujtojeni pronarin e “Regifes – copë buke – ”.
Ebu Musa tregon: Ka qenë një murg i cili i ka bere ibadet Allahut ne manastirin e tij 70 vite, nuk zbriste nga ajo përveçse ne ditën e diel.
Ebu Musa, pastaj, vazhdon: Zbriti një të diel dhe shejtani ia paraqiti një grua me te cilën qëndroi 7 ditë apo 7 net, pasi është kthjellur nga ajo qe ka bërë murgu është kthyer i penduar, dhe sa herë qe ecte një hap u falte dhe bënte sexhde.
Nata e zuri në një vend ku banonin 12 të varfër dhe iu bashkua atyre. Një murg çdo natë atyre ua sillte nga një “ regife” dhe kaloi pranë murgut te penduar dhe mendoi se është i varfër dhe ia dha një “Regife”, ai prej atyre që mbeti pa copë bukë i tha murgut: Çka u bë me ty që nuk ma dhe’ Regifen time”, murgu iu përgjigj: ‘A mendon se po te ndaloja nga ajo, pastaj murgu pyeti mos ia kam dhënë dikujt 2 “Regife” ?
Te pranishmit iu përgjigjen jo. murgu tha: Kësaj here do të mbetesh pa “regife” .
Ebu Musa tha: I penduari e mori “ regifen “ dhe ia hodhi njeriut qe kishte mbete pa atë, dhe vdiq për momentin.
Ebu Musa tha: Në ditën e gjykimit janë barazuar 70 vite ibadet me 7 netët ne haram qe i ka kaluar.
Ebu Musa tha: Regifeja i peshoi 7 netët dhe shpëtoi, o bijtë e mi, kujtojeni pronarin e “Regifes”?!
Përktheu: Valdet Kamberi
Burimi: www.islamifejaevertete.com