BallinaARTIKUJKëshilla dhe UrtësiÇuditem me katër persona që janë të pavëmendshëm në këto (katër) raste

Çuditem me katër persona që janë të pavëmendshëm në këto (katër) raste

 

Çuditem me katër persona që janë të pavëmendshëm në këto (katër) raste

1. Çuditem me atë që është sprovuar me brengë, se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahut të Lartmadhëruar: “Nuk ka Zot përveç Teje, Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtet jam kriminel”, ndërsa Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Iu përgjigjëm dhe e shpëtuam nga ajo që e brengoste.” (Enbija,  87-88)

2. Çuditem me atë që është sprovuar me fatkeqësi, se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahut të Lartmadhëruar: “Zoti im më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit”, ndërsa Allahu I Lartmadhëruar thotë: “Iu përgjigjëm dhe ia hoqëm fatkeqësinë që e mundonte…” (Enbija, 83-84)

3. Çuditem me atë që është sprovuar me frikë, se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahu të Lartmadhëruar: “Na mjafton neve Allahu, eh sa mbrojtës i mirë është Ai”, ndërsa Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Dhe u kthyen të mbuluar me plot mirësi të Allahut. Nuk i goditi kurrfarë e keqe…” (Ali Imran,  173-174)

4. Çuditem me atë që është sprovuar nga kurthet e njerëzve se si është i pavëmendshëm nga fjala e Allahut të Lartmadhëruar: “Unë çështjen time ia lë Allahut, Allahu me të vërtetë i sheh njerëzit”, ndërsa Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Dhe Allahu e ruajti nga të këqijat dhe kurthat e tyre…” (Gafir, 44-45)

O Allah na bëj nga ata që të kujtojnë dhe falënderojnë, e jo nga ata që të harrojnë.

Përktheu: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

Must Read