A mund të kërkojmë prej atyre që nuk falen të investojnë për të që ta ndihmojnë?
Pyetja:
Selam alejkum i nderuar vëlla. Desha të pyes se nëse një vëlla musliman që falet është i sëmurë dhe është në spital. A mund të kërkojmë prej atyre që nuk falen të investojnë për të që ta ndihmojnë sado pak? Të lutem më jep arsye për të dy rastet, nëse po (përse) dhe nëse jo (përse).
Përgjigjja:
Alejkum selam ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po lejohet të merren ndihma nga ata që nuk falen. Argument për këtë është hadithi ku Pejgamberi alejhi selam ka shkuar tek Ebu Nediri, që ka qenë çifut dhe ka pasur marrëveshje me muslimanët për paqe. Ka kërkuar prej tij një ndihmës për “Dijjen” (“dijje” është kur një person e vret dikë pa faj, atëherë duhet t’i paguajë para familjes së të vrarit) e Ibnul Hadremiut. Transmeton Buhariu.
Mirëpo kjo me kusht që ata të mos kenë ndonjë qëllim kundër Islamit apo qëllim të devijimit të njerëzve nga rruga e drejtë.
Eroll Nesimi
12.7.2009
Burimi: http://www.klubikulturor.com