Halid Ibn AbduRrahman ed-Dervish
20 MOTIVE PËR PUNË TË MIRA DHE GARË NË TO
Vëlla thirrës!
Këtu janë përmbledhur njëzet gjëra që shtyjnë thirrësin musliman të jetë më aktiv në:
- Vepra të mira
- Nxitim në vepra të mira, dhe
- Udhëzim për tek veprat e mira.
Motivet personale
- Mësoji ‘dyert’ e të mirave për të cilat Allahu të urdhëroi.
- Kohë pas kohe sill ndërmend tiparet e mirësisë në mënyrë që të mos i harrosh.
- Përkujto shpërblimin për veprat e mira.
- Bëhu kureshtar për takime vëllazërore dhe ambiente imaneske.
- Nxitimi për të mira dije se është kërkesë fetare dhe urdhër hyjnor.
- Vizito shoqatat bamirëse dhe humanitare.
- Ndje se garimi në të mira është cilësi e besimtarëve të sinqertë dhe moral i melaikeve të afërt tek Allahu.
- Përpiqu të perceptosh të qarit dhe dëshpërimin e selefit kur iu kalonte ndonjë e mirë pa e bërë.
- Ndje se jeta është e shkurtër dhe se frymëmarrjet janë të llogaritura.
- Lexo libra për devotshmërinë, asketizmin dhe veprat e mira.
- Dije se udhëzuesi për veprën e mirë ka shpërblimin sikur bërësi i saj dhe se ai që paraprin në vepra të mira ka shpërblimin e veprave dhe të pasuesve – bërësve të tyre.
- Vizito burrat e mirë dhe shoqëroji ata. Po kështu kërko të të vizitojnë dhe të luten për ty.
- Mëso për kureshtjen e madhe të selefit për të garuar në vepra të mira.
- Lute Allahu që ta lehtësojë rrugën deri tek vepra e mirë dhe udhëzimi për të.
- Ndjeje vendosmërinë për të bërë mirë dhe mbushe zemrën tënde me të.
- Dije se Pejgamberi, alejhi’s selam e luste Allahun për të bërë vepra të mira.
- Sill para syve Xhennetin dhe mirësitë që Allahu ka bërë gati në të për të sinqertit.
- Dije se bërja e veprave të mira në dunja bënë që njerëzit të të lëvdojnë ndërsa pas vdekjes të të duan.
- Ndje se mundësia që ti të bësh mirë dhe të jetosh gjatë eshte dëshmi e të qenit njeri i mirë tek Allahu.
- Dije se vazhdimi yt në punë të mbara qoftë edhe nëse janë pak është diç e dashur dhe e pëlqyer tek Allahu.
Vëlla!
Dije se veprimi i punëve të mira të bën të ndjesh botëkuptimin e punimit për Ahiret dhe vlerën e tij.
Dobi praktike të veprimit të punëve të mira
- Thirrësi duhet të zgjedhë veprën me shpërblimin më të madh të mundshëm. P.sh. lëmosha për një të varfër të rëndomtë është vetëm lëmoshë ndërsa për të varfrin që e ke të afërm është edhe lidhje edhe lëmoshe.
- Puno vepra të mira ose të paktën bëhu shkak për vepra të mira që të kesh shpërblimin e tyre.
- Mos nëvleftëso asnjë vepër të mirë, sado e thjeshtë që të jetë ajo.
- Ndje keqardhje për shanset e veprave të mira që të kanë kaluar.
- Ajo që bën prej punëve të mira gjithashtu do të logaritet lëmoshë ngase “Çdo e mirë është lëmoshë” –ka thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam.
- ‘Gjuaj’ për shanse të mira dhe hulumto për to ngase ndodhë që shanset të mos vijnë dy herë.
- Mos braktis traditën tënde për adhurim apo vepra të mira e të jesh prej atyre të provuarve që zemrat nuk i kanë të lidhura për Allahut. “O Abdullah! Mos u bë si filani që falte namaz nate ndërsa tani e ka lënë!” i pati thënë i Dërguari i Allahut, Muhammedi, alejhi’s selam Abdullah Ibn Amr el-Asit.
Mos harro që të kesh nijjet të mirë për çdo vepër!
Zubejr Ibn Harithi ka thënë: Më bëhet qejfi që të kam nijjet të mirë në çdo gjë që bëj, madje edhe në ushqim dhe gjumë.
Paqja, mëshira dhe mirësitë e Allahut qofshin mbi zotërinë tonë, Muhammedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!
Sedat Islami – sedatislami.wordpress.com
Referencë: http://saaid.net/Doat/aldarwish/10.htm