Si të bëhesh lider?

Si të bëhesh lider?

Ekzistojnë disa individë të cilët shihet se disponojnë me një fuqi të madhe për të dominuar ndaj qëndrimeve, çfarëdo qofshin ato, athua vallë ku fshihet sekreti i fuqisë së tyre dhe çfarë posedojnë ata që janë kaq të veçantë?

Sekreti fshihet në praktikën e tyre për të marrë përsipër tërë përgjegjësinë për veprimet e tyre. Ata e dy herë, madje bartin përgjegjësinë pa u menduar  edhe atëherë kur nuk kanë pushtetin që ua siguron atë. E duke qenë se shumica e njerëzve i ikin përgjegjësisë, veçmas në qëndrime e situata jo të mira, atëherë ata me vullnet e dashuri i nënshtrohen atyre që bartin përgjegjësinë dhe udhëheqjen.

Që të bëhesh personalitet udhëheqës, nuk ka ndonjë çelës apo fjalë magjike që posa ta thuash bëhesh i tillë. E tëra që duhet të bësh është që të përvetësosh principe e parime mbi bazën e të cilave nxjerr urdhra e informacione. Kështu do ta gjesh veten të rrethuar nga një aureolë pushteti ndriçimin e së cilës pothuajse mund ta shikosh edhe me sytë tu. Ja disa nga këto principe:

– Shfrytëzoje secilin shans që të jep përgjegjësi më shumë.

– Trego vetëmohim të rrallë në kryerjen e secilës detyrë me të cilën ngarkohesh.

– Pranoje kritikën konstruktive dhe prano gabimet tua.

– Mos iu ndaj asaj që ty të duket se është e drejtë.

– Barte përgjegjësinë e dështimit të vartësve tu.

– Barte përgjegjësinë njëjtë si për sukses, si për dështim.

Dr. Ibrahim el-Fekij
“Magjia e fjalës”

Must Read