BallinaAKIDEAkide të ndryshmeNjerëzimi nuk mund te shpëtojë përveçse me udhëzimin e Allahut

Njerëzimi nuk mund te shpëtojë përveçse me udhëzimin e Allahut

Njerëzimi nuk mund te shpëtojë përveçse me udhëzimin e Allahut. Ne hadithi kudsijj qëndron:
” Të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i udhëzoj andaj kërkoni udhëzim që t’iu udhëzoj…”. (Muslimi)
Ky udhëzim është i përkufizuar ne Islam, baze e te cilit është mohimi i adhurimit për çdo kënd dhe çdo gjë tjetër pos Allahut, duke trasuar traditën e Pejgamberit, alejhi’s selam. Thotë Allahu: “Në fe nuk ka dhunë. Eshtë sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm”. (el Bekare, 256)
Kushdo qe vërteton ndonjë fe përveç Islamit, apo vërteton udhëzimin edhe ne ndonjë fe tjetër, apo vullnetarisht lëshon Islamin dhe ligjet e tij, ai, unanimisht, është kafir-i dalur prej feje. Thotë Allahu:
” 85. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. (Ali Imran, 85)
” …e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. (el Kasas, 50)
” . Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm”. (el Xhathije, 18-19)

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read