GËZOJE ZEMRËN TËNDE ME KËTO SHPREHJE
Një njeri e shau njërin prej burrave të sinqertë ndërsa ky i fundit ia ktheu: “Është fletushka e veprave tua kjo, andaj mbushe me çka të duash!”
Mos u turpëro nga gabimet tua, ngase je njeri, por, turpërohu nëse përsërit gabimet dhe pretendon se ato janë kader (caktim i Allahut).
Kur të na rriten thonjtë, ne i shkurtojmë ata, por jo edhe gishtërinjtë, andaj, kur të kesh probleme familjare, shkatërroji ato dhe jo familjen!
Nëse e godet me një shuplakë të lehtë një fëmijë dhe i bërtet, ai do të qan, përderisa, nëse e godet edhe më shumë por bën shaka me të, ai nuk do të qan. Pra, fjala të lëndon.
Nga një dru i madh mund të prodhosh qindra mijëra pako shkrepësesh, përderisa vetëm me një prej këtyre pakove mund të djegësh qindra mijëra dru. Mos lejo që një situate hidhërimi ta djeg imazhin tënd para njerëzve!
Kujdes! Ai që të lëvdon për gjëra që ti nuk i ke ndërsa është i kënaqur me ty, kur të jetë hidhëruar prej teje do të qortojë dhe nënçmojë për gjëra që ti nuk i ke.
Në nëpunës donte ta shiste veten për të rëndësishëm. Një ditë, kur dera trokiti, ai u ngrit me vrap dhe e hapi atë duke u bërë sikur po fliste me dikë në telefon. Ulu! – i tha njeriut dhe e kap telefonin sikur po fliste me dikë. Pas pak, erdhi dhe i tha njeriut: Mirë se ke ardhur! Çfarë mund t’iu ndihmoj? Jam nga kompania e rregullimit të telefonave, më kanë dërguar tua riparoj telefonin – i tha. Le të shfaqemi ashtu siç jemi, ngase njerëzit urrejnë formalistët!
Një burrë përderisa ishte duke ecur, vërejti se një I varfër I shkonte pas, kështu që tha në vete: Si të qepen pas këta lypsarët?! I varfëri iu afrua dhe I tha: Zotëri! Kuleta juaj iu ka rënë. Ja, merreni! Le të ndajmë mendime të mira për njerëzit!
Ne e dimë se tavolina ka këmbë, por nuk ec; e dimë se pena ka puplat, por nuk fluturon; ora ka akrepat, por nuk thumbon; dera ka dorëzën, por nuk duam të na përshëndet dorë për dore; e dimë se shumë njerëz përreth nesh nuk çajnë kokën për ne, por, përderisa kemi Allahun e Madhëruar, le të mos na shqetësojë kjo. A nuk deshën vëllezërit e vet ta mbysin Jusufin [alejhiselam], por nuk vdiq?! A nuk deshën të zhdukin gjurmët e tij, por ai u lartësua?! A nuk deshën ta shesin, ndërsa ai u bë mbret?! A nuk deshën ta zhdukin dashurinë për të në zemrën e babait të tyre, ndërsa ajo vetëm sa u shtua?!
Mos ke frikë planet e njerëzve, ngase vullneti dhe fuqia e Allahut të Madhëruar janë mbi çdo gjë dhe mbi çdokënd! Kur Jusufi [alejhiselam] ishte në burg, me vet dëshmitë e të burgosurve ishte i sinqerti, bamirësi, por, megjithëkëtë, ai nuk doli para tyre nga burgu. Ata dolën para tij për vite të tëra, por, i pari doli për tu bërë shërbëtor, i dyti për tu vrarë, ndërsa Jusufi [alejhiselam] që priti dhe për një kohë, doli për tu bërë ministër dhe për tu takuar me prindërit!
Atyre që nuk iu janë realizuar qëllimet dhe dëshirat e tyre për vite, le ta dinë se kjo nuk është në dëm të tyre, përkundrazi, shpërblimet më të mëdha zakonisht ndahen në fund të manifestimeve.
Nëse ata që kanë qenë me ty ta kanë paraprirë me diç, dije se ajo që do të fitosh ti do të jetë më e madhe se që mendon! Bindu se Allahu i Madhëruar nuk harron dhe se Allahu nuk e humb mundin e vepërmirëve! Andaj, bëhu vepërmirët!!!
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
Burimi: sedatislami.wordpress.com