Allahu i Lartësuar thotë:
وَاضْرِبْ لَهُم مَّثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاءٍ أَنزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاءِ فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ مُّقْتَدِرًا
“Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji. Ne e lëshojmë nga qielli, bimesia në tokë përziet me të, por pastaj bëhet si bari i thatë të cilën e shpërndan era. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.”(El-Keh’f, 45)
Imam Kurtubiu -Allahu e mëshiroftë, në tefsirin e tij thotë:
Disa të urtë kanë thënë:
Allahu i Madhëruar e ka krahasuar dunjanë me ujin:
1- Sepse uji nuk qëndron në një gjendje, kështu edhe dynjaja nuk qëndron në një gjendje të vetme.
2- Sepse uji ecen dhe nuk qëndron, kështu edhe dynjaja shkaterohet dhe nuk mbetet gjë në të.
3- Sepse uji, nëse hyn dikush në të nuk shpëton pa u lagur, kështu edhe dynjaja nuk shpëton askush prej sprovës dhe dëmeve të saj.
4- Sepse ujin nëse e hedh me sasi të caktuar është i dobishëm për mbjellje, por po e shtove sasine e ujit bëhet i dëmshëm dhe shkatërues. Kështu edhe dynjaja, mjaftueshmeria prej saj është e dobishme, ndërsa teprica e saj është e dëmshme.
/Mesofenetende