Sepse është urdhër nga Krijuesi ynë:
“Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen (bini në ruku’ me ata që bien).” Bekare, 43.
Sepse, në Ditën e Gjykimit, së pari do të pyetemi për namazin;
Nëse namazi është i saktë, do të jenë të sakta edhe veprimet e tjera;
Namazi parandalon nga punët e këqija dhe të shëmtuara;
Namazi në kohën e vet është vepra më e mirë tek Allahu;
Namazi është dritë;
Namazi është pushim nga brengat e kësaj bote;
Namazi është shkak për faljen e mëkateve;
Në namaz (sexhde) jemi më afër Allahut;
Namazi është porosia e fundit e Pejgamberit alejhis selam.
Mos neglizho, fale namazin, jeto i lumtur ne dy botërat!
Hoxhë Irfan Salihu