Ibn Kajim el-Xhevzi, ka thënë:
“Mëkatet e mëdha si:
Hipokrizia, mendjemadhësia, arroganca, admirimi, lartësimi, humbja e shpresës në mëshirën e Allahut, pesimizmi për faljen e Allahut, siguria nga dënimi i Allahut, lumturia dhe gëzimi kur bëhet fjalë për fyerjen e muslimanëve, gëzimi kur i godet fatkeqësia, dëshira për të përhapur thashetheme të paturpshme për ta, zilia për të mirat që u ka dhënë Allahu i Lartësuar, të gjitha këto janë mëkate më të rënda se zinaja, pirja e alkoolit dhe mëkatet tjera të mëdha të dukshme!
Nuk ka shpëtim si për zemrën ashtu edhe për trupin, derisa njeriu të çlirohet nga të gjitha mëkatet e përmendura dhe derisa të pendohet për to, përndryshe, zemra e tillë është e dëmshme dhe e prishur, e kur të prishet zemra, prishet edhe trupi!”
“Medarixhus-Salikin”, 1/113.
Hoxhë Irfan Salihu