BallinaAKTUALEAnalizaPj. 9 - Rregullat fetare që duhet të ndjekë një musliman në...

Pj. 9 – Rregullat fetare që duhet të ndjekë një musliman në rast fitnesh (Rregulli i tetë)


RREGULLI I TETË


Edhe ky është një rregull shumë i rëndësishëm dhe ka të bëjë me: Si përcaktohet që një veprim quhet përkrahje për jobesimtarëve dhe si përcaktohet që një veprim quhet miqësi me jobesimtarët.

Në fe ne kemi dy fjalë që kanë kuptime të ndryshme dhe shpesh ngatërrohen nga shumë njerëz:

E para: përkrahja, mbështetja (teueli).

E dyta: miqësia, dashuria (muualat).

E para është kufr.

E dyta është e ndaluar

E treta: të kërkosh ndihmë nga një jobesimtarë apo ta paguash atë. Kjo gjë lejohet me kushtet përkatëse.

Pra kemi tre çështje.

* Për sa i përket të parës mund të përmendim fjalën e Allahut të madhëruar që thotë: ‘O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i mbështet ata, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.’[35]

Ajo që e përcakton teuelin (mbështetjen, përkrahjen) është kur në kohë lufte i vihet në ndihmë jomyslimanit kundra myslimanit, duke dashur që jomuslimanët të dalin fitimtarë ndaj muslimanëve.

Teueli, është dashuria e plotë ndaj një jomyslimani, apo ndihmesa që i jepet atij kundrejt myslimanit. Kush e do një jomysliman për shkak të besimit të tij, ky njeri ka kryer një akt teueli,dhe kjo është kufr.

* Ndërsa për sa i përket vetëm miqësisë (muualat) me jomyslimanët, ka të bëjë me dashurinë dhe admirimin që kihet për ta, për arsye të kësaj bote.

Vlerësimi i lartë për ta, ngritja dhe ekzaltimi i tyre… e të tjera si këto; janë fisk (gjynah i madh), por jo kufr. Allahu i madhëruar thotë: ‘O besimtarë, mos i bëni miq armiqtë e Mi dhe tuajt, duke u shprehur atyre dashuri, ndërkohë që ata kanë mohuar të vërtetën që ju ka ardhur dhe kanë dëbuar të Dërguarin dhe ju, vetëm se besonit në Allahun, Zotin tuaj. Nëse keni dalë luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time dhe fshehurazi u shfaqni atyre dashuri, atëherë gaboheni. Unë e di çfarë fshihni dhe çfarë bëni haptazi. Secili prej jush që vepron ashtu, është shmangur nga rruga e drejtë.’[36]

Dijetarët duke e komentuar këtë ajet kanë thënë se këtu Allahu iu është drejtuar me emrin besimtarë dhe në mes këtyre futen edhe ata që kanë shprehur dashuri ndaj jomyslimanëve dhe kjo tregon se një veprim i tillë nuk është kufr, por humbje e rrugës së drejtë. Kjo sepse ai që shpreh dashurinë dhe admirimin për ta, këtë e bën për arsye të kësaj bote dhe jo për shkak të dyshimeve që ai ka ndaj fesë.

Ndaj edhe Profeti (salallahu alejhi ue selem) iu drejtua sahabit që veproi në një mënyrë të ngjashme duke e pyetur: ‘Ç’të shtyri të veprosh kështu?’ dhe ai iu përgjigj: ‘Pasha Allahun unë nuk i besoj vetëm se Allahut dhe të Dërguarit të Tij, por unë doja që ata të ma dinin për nder dhe kështu Allahu nëpërmjet kësaj gjëje të më shpëtonte nga dëmi familjen dhe pasurin time…’ [37]

Nga këtu kuptojmë se dashuria për jobesimtarët dhe admirimi për ta për arsye të kësaj bote nuk është kufr në vetvete nëse një njeri i tillë është besimtarë dhe është i bindur në besimin e tij, ndonëse ai ka këtë lloj dashurie.

* Ndërsa të kërkuarit ndihmë nga jomyslimani dhe pagimi i tij është i lejuar në situata të ndryshme,- kanë thënë dijetarët. Dijetarët japin fetva për këtë çështje sa herë që ata e shohin të nevojshme apo të arsyeshme këtë gjë.

Tu japësh jomyslimanëve të holla, apo sadaka duke dashur që t’i afrosh ata apo të largosh të keqen e tyre, është një temë tjetër që nuk futet te këto të tria që përmendëm.


Ligjëratë e mbajtur nga Shejh Salih ibn Abdulaziz Al Shejh

U zbardh nga kaseta në letër nga Ekrem ibn Serdar Shejh – më 22/5/1411.h (9/12/1990 e.s)

Përshtati në shqip me disa shkurtime: Hoxhë Justinian Topulli, Tiranë – jtopulli.wordpress.com


www.islamifejaevertete.com

VAZHDON…


_______________________________________

[35] Sure El-maide: 51.

[36] Sure El-mumtehine: 1.

[37] Hadithin e transmeton Buhari dhe Muslimi.

Must Read